Rrëfimi i Shën Agustinit, Platonët e vegjël
Lek 700
Agustini, mjeshtri i retorikës në Romë, vjen me një rrëfim drejtuar Zotit. Agustini i vogël sjell ndërmend skena dhe ngjarje të cilat po e largonin atë drejt rrugës së drejtë, asaj të njohjes së Zotit. I pëlqente të dashuronte por nuk e kishte njohur dashurinë e vërtetë. Po të pyeste filozofët ata do të gabonin nëse mendojnë se janë ata fillesa e çdo gjëje, as dielli, as hëna dhe në fund Agustini kthehet nga vetja. ‘’Rrëfimi i Shën Agustinit’’ vjen njëherësh si libër autobiografik, filozofik, teologjik, mistik dhe poetik.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Agustini, mjeshtri i retorikës në Romë, vjen me një rrëfim drejtuar Zotit. Agustini i vogël sjell ndërmend skena dhe ngjarje të cilat po e largonin atë drejt rrugës së drejtë, asaj të njohjes së Zotit. I pëlqente të dashuronte por nuk e kishte njohur dashurinë e vërtetë. Po të pyeste filozofët ata do të gabonin nëse mendojnë se janë ata fillesa e çdo gjëje, as dielli, as hëna dhe në fund Agustini kthehet nga vetja. ‘’Rrëfimi i Shën Agustinit’’ vjen njëherësh si libër autobiografik, filozofik, teologjik, mistik dhe poetik.
| Koleksioni: Për fëmijë & të rinj |
| Autori: Jean Paul Mongin |
| Nr. Faqesh: 64 faqe |
| ISBN: 978-9928-4455-6-8 |
| Ҫmimi Kopertinës: 700 Lekë |
| Pesha: 0.151 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Filozofi gjerman, kritiku i politikës ekonomike, historian, sociolog dhe jo vetëm, këtë herë do të vijë në serinë e Platonëve të Vegjël, si personazhi kryesor në librin ‘Fantazma e Karl Marksit. Më quajnë Karl Marks…. Ç’bëj fshehur nën këtë çarçaf ? Është histori e gjatë… Ajo e luftës së klasave! Një fantazëm lemeris Evropën. Shumë vite pas vdekjes së tij, hija e Marksit dhe e doktrinës së tij endet sërish. Historia nis në Selezi, provincë e Gjermanisë e udhëhequr ende nën sistemin feudal, ku familje të tëra detyrohen të shesin pronën e tyre dhe të largohen drejt qytetit. Hija e Marksit largohet përkohësisht, me premtimin se do të rikthehet sërish për të përmbushur misionin e tij.
Martini, një buburrec i vogël plot ankth, niset në kërkim të aventurës në trupin e Martin Hajdegerit. Për buburrecin e vogël Martin, të rritesh qenka një proces i vështirë dhe i mbushur me
dyzime. Ky udhëtim do ta njohë me miq të rinj, si: milingonat dhe mbretëreshën e tyre, buburrecin dhe filozofin Epikur. Martini i vogël duket se është rritur mjaftueshëm për të vënë në dyshim shumë gjëra rreth tij. A do të mundet t’i qartësojë pikëpyetjet dhe dyzimet e tij?
Historia, filozofia dhe kultura japoneze përmes figurave legjendare japoneze.
Rrëfime të shkurtra, dinamike dhe vizatime karakteresh mbresëlënese.
Mësime të çmuara jete të cilat na njohin me vlera të qëndrueshme dhe universale si ndërshmëria, përgjegjësia, respekti dhe guximi moral.
Në botën e të rriturve Frojdi është një emër kompleks, shumëherë dhe i keqkuptuar, shumëherë jo i lexuar siç duhet mirëpo në këtë koleksion autorët e sjellin në disa këndvështrime teorinë e tij. Teksa Profesor Frojdi hap fildispanjën e kallamit të peshkimit që ta përgatisë për ta hedhur, mendon se ashtu si kur hapim fildispanjën e një kallami peshkimi, idetë tona janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pikërisht këtë ‘’teknikë’’ përdor Profesor Frojdi për të zbuluar se çfarë e mundon belushkën e vogël.
Thellë në det, në një pallat koral të fshehur nga sytë e njerëzve, jetonte një princeshë me një bisht peshku. E dashur nga prindërit e saj, thuhej se ishte më e lumtura nga të gjitha sirenat. E megjithatë, princesha e re ishte e dëshpëruar…
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëridhe kudo në Botë.
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Në 1896, djaloshi Albert Ajnshtajn kishte marrë përsipër ta ndriçonte Panairin e Mynihut. Por kjo nismë do të kishte pasoja jo të mira, kështu atij i duhet të kalojë nëpër një sërë aventurash duke sfiduar ligjet e universit. A mund të lëvizim më shpejt sesa drita? Të udhëtojmë në kohë? Çfarë është rastësia? Fizikanti Ajnshtajn me teoritë e tij në këtë libër vjen jo vetëm si djaloshi aventurier që niset bashkë me xhaxhain e tij për të instaluar dritat në festë, por njëherazi edhe si djaloshi kurioz i cili përpiqet t’u shpjegojë të tjerëve sesi çdo dukuri përreth lidhej me një teori të caktuar.
Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht vijnë si një himn dedikuar dashurisë dhe të shoqëruara me ilustrime të mrekullueshme duke na ftuar në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Hannah Arendti nuk është mendimtare strofkash, por mendimtare sheshesh. Në teatrin e saj të vogël , të ngjitesh në skenë do të thotë të mendosh; do të thotë të veprosh. Një skenë teatrale është ngritur në qendër të qytetit aty Hannah do të takohet me Platonin. Hannah do të jetë gjithmonë një mendimtare e guximshme, e palëkundur ndaj mendimeve të saj, vajza që nuk pranonte t’a jetonte jetën pa rreziqe sepse pa ato ajo nuk quhet jetë. Emrin HANNAH mund ta lexosh njësoj nga fillimi deri në fund derisa nuk mund të tregosh dot nëse fundi nuk është një fillim i ri.
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Kënigsbergu ishte një qytet i vogël dhe i qetë i Prusisë Lindore, i njohur jo vetëm për madhështinë e kështjellave të tij por edhe për kalimtarin e preferuar të qytetit, Emanuel Kantin. Profesor Kanti njihej në qytet si një njeri vetmitar, me miq të paktë dhe një jetë të ndërtuar brenda mureve të shtëpisë së tij. Një vlerësues i dijes, punës dhe vullnetit për ta bërë të mirën. – Jo, po jua them, e vetmja gjë absolutisht e mirë është vullneti për ta bërë të mirën. Si do të përfundojë dita e çmendur e profesor Kantit?
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Gëzimi dhe guximi, e mira dhe e keqja, liria dhe tejkalimi i vetes, si edhe konceptet niçeane të Mbinjeriut…. E ftojmë lexuesin të zbulojë temat e mëdha të trajtuara te Kështu foli Zarathustra : tejkalimi i unit, vënia në pikëpyetje e moralit të bazuar te faji… koncepte si ato mbi vdekjen e Zotit, të Mbinjeriut paraqiten qartë dhe ne mënyrë poetike. Vepra e Niçes është edhe fjalim që godet imagjinatën falë alegorive të forta dhe një mitologjie fantastike të cilave autori i bën homazh duke përshkruar dragoin e frikshëm apo edhe sfinksin enigmatik…



















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.