Historia jonë
Në vitin 2007 botohen dy librat e parë të Botimeve Papirus, Politikat e Bashkimit Evropian të autorit François d’Arcy dhe Institucionet e Bashkimit Evropian të autorëve Yves Doutriaux dhe Christian Lequesne, të cilët shënojnë dhe koleksionin e parë në shqip mbi Bashkimin Evropian që u bë shumë shpejt referencë për këtë tematikë dhe që u pasua nga koleksione të tjera në humanitete (komunikim, ekonomi, drejtësi…) si edhe letërsi dhe reportazhe. Që prej vitit 2020 librat për fëmijë dhe të rinj po zënë një vend gjithnjë e më të madh duke u ndjekur edhe nga letërsia bashkëkohore. Një vend i veçantë u kushtohet veprave të autorëve shqiptarë nga horizonte të ndryshme si Prof. Artan Fuga, Fatos Baxhaku, Arjan Konomi, Ben Andoni, Rikard Ljarja…
Çfarë ju ofrojmë?
Papirus ju sjell librin kudo që ju ndodheni, brenda dhe jashtë Shqipërisë, pa shpenzime postare për lexuesit brenda vendit.
Librin e paguani direkt online ose atë mund ta paguani në momentin e dorëzimit të porosisë.
Për abonimin në serinë e Platonëve të Vegjël, çdo muaj libri ju vjen në adresën tuaj, ndërsa në serinë e Përralla dhe Urti, çdo tre muaj një libër ju vjen në adresën tuaj.
Papirus ju njofton mbi ofertat dhe titujt më të fundit, shkrimet e blogut dhe takimet e ndryshme të autorëve.
Karriera
Nëse jeni të interesuar për mundësi punësimi pranë Botime Papirus ju lutem të dërgoni një email te : kontakt@papirus.al