Bli Tani

16 rezultate

  • Rendit sipas
    ...
  • Shqipëria prej letrave – studim mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur Lek 1,800

    Ky libër shqyrton një hapësirë gati të paprekur, atë të botës së letrave të personaliteteve që mëtonin pavarësinë, hidhnin idetë për arsimin dhe kulturën kombëtare dhe synonin përgatitjen dhe rritjen e mendësisë për shtetësinë tonë.

    I shoqëruar me një përzgjedhje faksimilesh origjinale të letrave të pabotuara më parë të figurave kryesore kombëtare si Konstandin Kristoforidhit, Sami Frashërit, Jeronim De Radës, Motrave Qiriazi, Ismail Qemalit, Rauf Ficos, Bajram Currit, Rexhep Mitrovicës, Lumo Skëndos, Faik Konicës, Ahmet Zogut, Nolit, Syrja dhe Eqerem bej Vlorës, At Fishtës, At Gjeçovit, Dom Mjedës, Patër Anton Harapit, Lef Nosit, Mustafa Merlika-Krujës, Migjenit, Vasil Shantos, Ramiz Alisë, Petro Markos, prof. Kondës, Ernest Koliqit, Ilo Qafëzezit, Medar Shtyllës e shumë të tjerëve, të cilat përbëjnë një shtojcë integrale, ai jep një tablo të plotë mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • A Edukojmë Qytetarë në Shkollë? Lek 1,000

    Të vijosh sot me edukimin narrativ në shkollë, që e paraqet realitetin si statik, të izoluar, të parashikueshëm dhe të shkëputur nga përvoja jetësore e të rinjve, nënkupton formimin dogmatik të tyre, që nuk i përgjigjet një shoqërie demokratike në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” analizon në mënyrë shterruese dhe të pasur me paraqitje vizuale mënyrën e përcjelljes së dijes në lëndë të shkencave humane e sociale në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë në Shqipëri. Duke u mbështetur në qasjen teorike ndaj njohjes së John Dewey, Maurice Merleau – Ponty, Paul Ricoeur, Karl Popper, etj., dhe burimet e gjeneruara nga kërkimi empirik, studimi analizon sa dhe si transmetohet dija nëpërmjet programeve mësimore, teksteve shkollore dhe metodave të mësimdhënies. Nëpërmjet analizës sasiore dhe cilësore të instrumenteve të procesit mësimor dhe aktorëve socialë të përfshirë në të, studimi nxjerr në pah se edukimi në Shqipëri vazhdon të vuajë nga “sëmundja narrative”, se dija e përcjellë brezit të ri është jo plurale, e padiversifikuar dhe e pakontekstualizuar, se nuk është kapërcyer kontradikta mësues-nxënës, dhe se familja nuk është pjesë integrale e përvojës mësimore të fëmijës.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” i drejtohet studiuesve dhe politikëbërësve në fushën e arsimit, mësuesve, prindërve, por edhe një audience më të gjerë të interesuar për problematikat dhe sfidat e shkollës sot për edukimin me botëkuptim demokratik të të rinjve, që të veprojnë si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm për mirëfunksionimin e një shoqërie demokratike.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve Lek 1,200

    Janina Dushejko jeton vetëm në një zonë malore të izoluar, në Luginën e bukur Klloxka. Grua e moshuar, paksa ekscentrike, inxhiniere në pension, ajo adhuron natyrën, astrologjinë dhe veprën e William Blake. Një mëngjes ajo gjen një komshiun e vet të vdekur në kuzhinën e tij, të mbytur me një kockë të vogël. Ky është fillimi i një serie të gjatë krimesh misterioze në vende ku gjenden gjurmë
    kafshësh. Policia heton. Të gjitha viktimat i bashkonte pasioni për gjuetinë. Kur Janina Dushejko përpiqet të paraqesë teorinë e saj mbi këtë çështje, të gjithë e marrin për të çmendur… Si mund ta besonin se kafshët  po hakmerreshin ndaj vrasësve të tyre?

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Evropa Politike Lek 1,000
    Historia , krizat, zhvillimet dhe prespektivat e praceseve të integrimit.
    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Të Instagramuarit Lek 1,000

    “Në kafene, vetëm ose me miq, ata qëndrojnë gati. Në pritje të lajmit, vazhimisht si në ethe, rrinë me telefon në dorë. Në darkë nuk shkojnë për të fjetur pa kontrolluar telefonin dhe në mëngjes e kapin para se të hapin sytë për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Por çfarë saktësisht?”

    Në Lidhjet e rrezikshme të epokës së Instagramit, Éliette Abécassis përshkruan në mënyrë të paprecedentë një brez të lindur në fillim të viteve 2000, pre i varësisë dhe dhunës së shkaktuar nga rrjetet sociale. Një roman therës që analizon kohën tonë dhe mëdyshjet për të cilat nuk kemi përgjigje.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Analet Konfuci Lek 1,200

    Në Kinën antike ky libër është konsideruar i shenjtë, gati-gati njëlloj si Bibla për Perëndimin. Për qytetarin e thjeshtë, ai përcakton rregullat e jetës së tij, mënyrat e sjelljes, ndërsa për dikë që dëshiron të merret me politikë e të bëhet pjesë e qeverisjes studimi në thellësi i ideve të librit është i domosdoshëm.
    Dikur ka ekzistuar thënia se “Me gjysmën e “Lun Yu (Analeve)” mund të sundosh botën”, që do të thotë se mjafton të zotërosh vetëm gjysmën e ideve të librit për qenë i aftë për qeverisjen e vendit.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Apollonia – Bija e Spinaricës Lek 1,000

    Cila qe Spinarica e Vjetër?

    Cilat ishin marrëdhëniet e saj me Apolloninë? Duke ecur sot mbi gjurmët e padukshme të Spinaricës antike, kjo nyje nevralgjike për zhvillimin e Apollonisë së lashtë, jam përpjekur të kuptoj sekretin e një enigme tunduese për të cilën është folur shpesh, por pa shumë lidhje me faktet empirike.

    Shpresoj të kem hedhur dritë për këtë vend që mbeti enigma e paprekur deri në ditët tona, por që është gur i rozetës së antikitetit apoloniat e myzeqar. Jam bir i kësaj toke, që e njoh atë pëllëmbë për pëllëmbë, ku çdo hap e çdo vështrim më kumbojnë kështu: më së fundi…, u zbardh e vërteta, biri im!”

    ➡️Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Kapitali dhe Ideologjia Lek 3,000

    Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë nevojë të justifikojnë pabarazitë e tyre: atyre u duhen gjetur arsyet, përndryshe e gjithë struktura politike dhe shoqërore rrezikon të shembet. Ideologjitë e të shkuarës, nëse i studiojmë nga afër, nuk janë gjithmonë më të çmendura se ato të sotmet. Vetëm duke treguar trajektoret e shumta dhe ndërthurjet e mundshme ne mund të vëmë në pikëpyetje vetë themelet e institucioneve tona dhe të parashikojmë kushtet për transformimin e tyre.
    Duke u bazuar në të dhëna krahasuese të jashtëzakonshme për nga shtrirja dhe thellësia e tyre, ky libër ripërcakton në një perspektivë ekonomike, sociale, intelektuale dhe politike, historinë dhe të ardhmen e regjimeve të mbështetura në pabarazi, që nga shoqëritë e vjetra tri funksionale dhe skllavopronare, deri te shoqëritë moderne postkolonialiste dhe hiperkapitaliste, duke kaluar nga shoqëritë pronësore, kolonialiste, komuniste dhe socialdemokrate.

    Drejtor i studimeve në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Shkenca Sociale dhe Profesor në Shkollën Ekonomike të Parisit, Thomas Piketty është autori i Kapitali në shekullin XXI (2013), i përkthyer në 40 gjuhë dhe i shitur më shumë se 2.5 milionë kopje, vazhdim i të cilit është ky libër.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Kierkegardi dhe Sirena Lek 700

    Thellë në det, në një pallat koral të fshehur nga sytë e njerëzve, jetonte një princeshë me një bisht peshku. E dashur nga prindërit e saj, thuhej se ishte më e lumtura nga të gjitha sirenat. E megjithatë, princesha e re ishte e dëshpëruar…

    ➡️Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëridhe kudo në Botë.

    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.

    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/

    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Në Mirditë & Rreth e Rrotull Lek 500

    Me thjeshtësinë e tij narrative Baxhaku na risjell rrëfime për rrethin e Mirditës ku ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Ai ka takuar çdo personazh që përshkruan dhe janë pikërisht ata protagonistët e vërtetë të reportazheve, të cilët rrëfejnë për Mirditën. Duket sikur vjen prej një kohe tjetër…

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Përmbytja, Volumi 2 Lek 1,800

    Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…

  • Përmbytja, Volumi 1 Lek 1,800

  • Empuzion Lek 1,200

    Shtator 1913, qendra klimatike Görbersdorf (Sokollovsko e sotme në Silezinë e Poshtme). Këtu, rrëzë maleve, për më shumë se gjysmë shekulli funksionon një nga sanatoriumet e para në botë dhe më i famshmi në gjithë Europën ku kurohen sëmundjet e “kraharorit dhe të fytit”.

    Mjeçisllav Vojnjiçi (Mieczysław Wojnicz), student nga Lvovi, vjen në qendërkurim me shpresën se metodat novatore të mjeksisë dhe ajri i pastër do të frenojnë avancimin e sëmundjes së tij, madje edhe mund ta largojnë atë përfundimisht. Por diagnoza nuk lë vend për iluzion –  tuberkuloz.

    Në Bujtinën e Burrave njeh pacientë të tjerë. Të sëmurët nga Vjena, Krulevci, Breslau dhe Berlini, rrëkëllejnë çdo mbrëmje pijen e tyre të preferuar “Schwärmerei”, debatojnë pa lodhur për çështjet më të rëndësishme të kësaj bote: a e kërcënon Europën lufta? Monarkia apo demokracia? A ekzistojnë demonët? A luan rol femra në shoqëri, apo detyra e saj është vetëm lindja e fëmijëve?

    Rutinën e pacientëve e turbullon vdekja e beftë e gruas së pronarit të bujtinës. Vojnjiçit i mbërrijnë në vesh histori të llahtarshme me ndodhi tragjike jo larg sanatoriumit.  Edhe pse i preokupuar me zbulimin e të vërtetës për personin e tij, enigma e ngjarjeve që të kallin tmerr e zbavit atë sa vjen e më shumë. Por ndërkohë ai vetë nuk e di nëse forcat e errëta e kanë vënë në shënjestër.

    Olga Tokarçuk në romanin Empuzion u zbulon lexuesve të vërtetat mbi botën, të cilat ose nuk i vëmë re, ose me çdo çmim nuk duam t’i bëjmë pjesë tonën.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Histori e shkurtër e barazisë Lek 1,200
    “Çështjet ekonomike janë shumë të rëndësishme për t’iu lënë në dorë një klase të vogël specialistësh dhe drejtuesish. Ripërvetësimi i këtyre njohurive nga qytetarët është një etapë thelbësore në transformimin e marrëdhënieve të pushtetit.”
    Thomas Piketty
    Duke paraqitur evolucionin afatgjatë të pabarazive ndërmjet klasave shoqërore në shoqëritë njerëzore, Thomas Piketty propozon një këndvështrim të ri mbi historinë e barazisë. Ai bazohet në një bindje të fortë të farkëtuar gjatë hulumtimeve të sij: marshimi drejt barazisë është një betejë që vjen nga larg dhe që nuk kërkon veçse të vazhdohet në shekullin XXI, mjafton që të gjithë ne të gjithë të përfshihemi në të.
    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Mendimi i bardhë Lek 1,200

    Çfarë është të jesh i bardhë? Më tepër se ngjyrë lëkure, a nuk është ngjyrë mendimi? Cilët janë ata që e kanë shpikur dhe përse?
    Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim. Prej shekujsh, mendimi i bardhë është normë, fosilizim i hierarkive, skemave të dominimit, të zakoneve që na janë imponuar. Ai u tregon të bardhëve dhe jo të bardhëve se çfarë duhet të bëjnë, se cili është vendi i tyre. Ashtu si pushteti i gjatë i burrave mbi gratë, ai është rrënjosur thellë në mendësitë tona
    dhe vepron në jetën e përditshme. Vetëm vënia e tij në pikëpyetje do të bëjë të mundur të ecet përpara për të kaluar në tjetër gjë. Nuk bëhet fjalë për t’u ndier fajtor, as për të akuzuar, por për të kuptuar mekanizmat në fuqi, për t’u ndërgjegjësuar me qëllim ndërtimin e solidariteteve të reja. A nuk ka ardhur
    koha për të zgjeruar pikëpamjet tona që më në fund të konsiderohemi të gjithë si qenie njerëzore?
    Lilian Thuram

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Rrëfenja të të Urtëve Japonezë Lek 2,000

    Rrëfenja të të urtëve japonezë sjellin takime paradoksale dhe të mençura mes samurajëve dhe murgjve, mjeshtërve të çajit ose të arteve marciale, piktorëve dhe poetëve, njerëzve të famshëm dhe atyre anonimë. Tridhjetë e tre rrëfenja, njëherazi edhe mësime të çmuara jete, të cilat na mësojnë të shohim përtej sipërfaqes dhe anëve të jashtme, të stërvitim durimin, harmoninë, paqen dhe dhembshurinë. Ashtu si librat e tjerë të këtij koleksioni, në këtë libër teksti hyn në bisedë me imazhet që janë marrë nga botime, piktura zen dhe kaligrafi të tjera për të na zhytur kështu në botën legjendare japoneze… Për të dëgjuar një rrëfenjë kliko këtu:

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë