Vdekja e Sokratit Hyjnor, Platonët e vegjël
Lek 700
Dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja duket se janë bashkëshoqëruese universale të cilat do të ecin së bashku përgjatë kohës me të njëjtin hap. Sokrati ëndërrimtar endet në rrugët e Athinës, i vështruar nga mijëra sy pasi cilësohej si njeriu që sillte të keqen në qytet. … Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve. Në fund të një gjyqi Sokrati dënohet. A do të arratiset ai?
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja duket se janë bashkëshoqëruese universale të cilat do të ecin së bashku përgjatë kohës me të njëjtin hap. Sokrati ëndërrimtar endet në rrugët e Athinës, i vështruar nga mijëra sy pasi cilësohej si njeriu që sillte të keqen në qytet. … Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve. Në fund të një gjyqi Sokrati dënohet. A do të arratiset ai?
| Koleksioni: Për fëmijë & të rinj |
| Autori: Jean Paul Mongin |
| Nr. Faqesh: 64 faqe |
| ISBN: 978-9928-4455-5-1 |
| Ҫmimi Kopertinës: 700 Lekë |
| Pesha: 0.151 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
1 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Showing 1 - 1 of 1 review
Libra të ngjashëm
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Rrëfenja të të urtëve japonezë sjellin takime paradoksale dhe të mençura mes samurajëve dhe murgjve, mjeshtërve të çajit ose të arteve marciale, piktorëve dhe poetëve, njerëzve të famshëm dhe atyre anonimë. Tridhjetë e tre rrëfenja, njëherazi edhe mësime të çmuara jete, të cilat na mësojnë të shohim përtej sipërfaqes dhe anëve të jashtme, të stërvitim durimin, harmoninë, paqen dhe dhembshurinë. Ashtu si librat e tjerë të këtij koleksioni, në këtë libër teksti hyn në bisedë me imazhet që janë marrë nga botime, piktura zen dhe kaligrafi të tjera për të na zhytur kështu në botën legjendare japoneze… Për të dëgjuar një rrëfenjë kliko këtu:
Taulanti dhe babai i tij shikojnë dallëndyshet që fluturojnë drejt anës tjetër të botës. Taulanti e pyet nëse edhe ai do të mund të shkojë kaq larg kur të rritet. Babai i përgjigjet se do të shkojë edhe më larg.
Pyetjet e Taulantit pasojnë njëra-tjetrën, duke zbuluar një e nga një frikërat e tij përballë idesë së këtij udhëtimi të madh që, siç e kuptojmë, është ai i jetës.
Në përgjigje, babai e qetëson, e inkurajon dhe, mbi të gjitha, e siguron Taulantin për dashurinë e tij të palëkundur… 💙
Sokrati nuk është vetëm filozofi mendjehollë që lexohet nga të rriturit, tashmë edhe të vegjlit kanë mundësi të njihen me një nga figurat më të rëndësishme të antikitetit. Ky libër sjell në vëmendje temën universale të dashurisë në të gjitha dimensionet e saj. Për lexuesit e rritur dhe të vegjël, ‘’Sokrati i dashuruar’’ ju bën të besoni në forcën e dashurisë , si formë e njohjes së vetes më tjetrin por edhe si forca e cila i ndriçon rrugën mençurisë, të mirës, të drejtës dhe të vërtetës.
Ngjarja zhvendoset në Olimp, në vendin e të pavdekshmëve dhe fatlumëve, jetët e të cilëve çdo vdekatar do t’i adhuronte, me përjashtim të Epikurit. Ditën kur ai lindi Olimpi u frikësua. Si mund të frikësoheshin Perënditë nga lindja e një vdekatari? Por Epikuri mesa duket kishte ardhur në jetë, me një qëllim, të largonte frikën që njerëzit ndjenin për Perënditë. Çfarë do të ndodhë me fatin e Epikurit? A do të mundet ai t’i shpëtojë zemërimit të Zotave?
Në një natë të qetë dimri të vitit 1629 në Holandë, pranë zjarrit të ndezur mirë, qëndronte mendueshëm zoti Dekart mbi dyshimet e tij prej gjërave më të vogla e deri tek ato më të mëdha, si vetë ekzistenca e Zotit. Dekarti bashkë me bashkëbiseduesin e tij, papagallin Baruk ishte vazhdimisht në kërkim të një gjëje të sigurtë, jo të dyshimtë. Për të arritur tek e vërteta dhe e sigurta nuk duhet t’i besonte rrengjeve të Djallit. A do mundet Dekarti t’i largojë të gjitha dyshimet e tij drejt të vërtetës absolute? Si do të jetë rrugëtimi i tij drejt kësaj të vërteta?
Gëzimi dhe guximi, e mira dhe e keqja, liria dhe tejkalimi i vetes, si edhe konceptet niçeane të Mbinjeriut…. E ftojmë lexuesin të zbulojë temat e mëdha të trajtuara te Kështu foli Zarathustra : tejkalimi i unit, vënia në pikëpyetje e moralit të bazuar te faji… koncepte si ato mbi vdekjen e Zotit, të Mbinjeriut paraqiten qartë dhe ne mënyrë poetike. Vepra e Niçes është edhe fjalim që godet imagjinatën falë alegorive të forta dhe një mitologjie fantastike të cilave autori i bën homazh duke përshkruar dragoin e frikshëm apo edhe sfinksin enigmatik…
Në botën e të rriturve Frojdi është një emër kompleks, shumëherë dhe i keqkuptuar, shumëherë jo i lexuar siç duhet mirëpo në këtë koleksion autorët e sjellin në disa këndvështrime teorinë e tij. Teksa Profesor Frojdi hap fildispanjën e kallamit të peshkimit që ta përgatisë për ta hedhur, mendon se ashtu si kur hapim fildispanjën e një kallami peshkimi, idetë tona janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pikërisht këtë ‘’teknikë’’ përdor Profesor Frojdi për të zbuluar se çfarë e mundon belushkën e vogël.
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Kënigsbergu ishte një qytet i vogël dhe i qetë i Prusisë Lindore, i njohur jo vetëm për madhështinë e kështjellave të tij por edhe për kalimtarin e preferuar të qytetit, Emanuel Kantin. Profesor Kanti njihej në qytet si një njeri vetmitar, me miq të paktë dhe një jetë të ndërtuar brenda mureve të shtëpisë së tij. Një vlerësues i dijes, punës dhe vullnetit për ta bërë të mirën. – Jo, po jua them, e vetmja gjë absolutisht e mirë është vullneti për ta bërë të mirën. Si do të përfundojë dita e çmendur e profesor Kantit?
Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht vijnë si një himn dedikuar dashurisë dhe të shoqëruara me ilustrime të mrekullueshme duke na ftuar në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Agustini, mjeshtri i retorikës në Romë, vjen me një rrëfim drejtuar Zotit. Agustini i vogël sjell ndërmend skena dhe ngjarje të cilat po e largonin atë drejt rrugës së drejtë, asaj të njohjes së Zotit. I pëlqente të dashuronte por nuk e kishte njohur dashurinë e vërtetë. Po të pyeste filozofët ata do të gabonin nëse mendojnë se janë ata fillesa e çdo gjëje, as dielli, as hëna dhe në fund Agustini kthehet nga vetja. ‘’Rrëfimi i Shën Agustinit’’ vjen njëherësh si libër autobiografik, filozofik, teologjik, mistik dhe poetik.



















Erion –
Shumë libër i bukur
[...]