Ben Andoni ka lindur më 1966 në Tiranë dhe ka studiuar Histori dhe Gjeografi në Universitetin e Tiranës. Gazetar, publicist,si dhe korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit BETA dhe disa agjencive të tjera të huaja. Ben Andoni ka mbi 30 autorë të përkthyer nga serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja dhe anglishtja.

3 rezultate

  • Rendit sipas
    ...
Filtra
Çmimit
Pastro FiltratPastro Filtrat
  • Identitet Lek 1,000

    Rrëfimet me ngjyrim personal të këtij vëllimi shërbejnë si themel për ndërtimin e një iden titeti të brendshëm që bashkon të shkuarën,  të tashmen dhe të ardhmen. Autori krijon një histori jetësore në lëvizje, ku ëndrrat, kujtesa dhe realiteti ndërthuren në një vijë të vetme kuptimi.
    Këto tregime psikologjike, herë-herë sfiduese në lexim, synojnë të komunikojnë përvoja e ndjesi që shpesh mbeten të pashprehura në jetën e përditshme. Kapërcimi drejt një regjistri të afërt fton lexuesin dhe i jep rrëfimit vendin e vet.

    Ben Andoni është gazetar prej vitit 1996 dhe ka shërbyer si korrespondent i agjencisë së
    lajmeve të Beogradit BETA. Ai ka punuar në mediat kryesore të vendit, aktualisht freelance bashkëpunon me Radio-Televizionin Kombëtar të Austrisë ORF. Ka përkthyer mbi 40 autorë nga letërsia serbe, kroate dhe angleze dhe është autor i Shqiptarët (Papirus 2015), Historia e Shqipërisë përmes karikaturës (Poeteka, 2017), Shqipëria prej letrave (Papirus, 2024).

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Shqipëria prej letrave – studim mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur Lek 1,800

    Ky libër shqyrton një hapësirë gati të paprekur, atë të botës së letrave të personaliteteve që mëtonin pavarësinë, hidhnin idetë për arsimin dhe kulturën kombëtare dhe synonin përgatitjen dhe rritjen e mendësisë për shtetësinë tonë.

    I shoqëruar me një përzgjedhje faksimilesh origjinale të letrave të pabotuara më parë të figurave kryesore kombëtare si Konstandin Kristoforidhit, Sami Frashërit, Jeronim De Radës, Motrave Qiriazi, Ismail Qemalit, Rauf Ficos, Bajram Currit, Rexhep Mitrovicës, Lumo Skëndos, Faik Konicës, Ahmet Zogut, Nolit, Syrja dhe Eqerem bej Vlorës, At Fishtës, At Gjeçovit, Dom Mjedës, Patër Anton Harapit, Lef Nosit, Mustafa Merlika-Krujës, Migjenit, Vasil Shantos, Ramiz Alisë, Petro Markos, prof. Kondës, Ernest Koliqit, Ilo Qafëzezit, Medar Shtyllës e shumë të tjerëve, të cilat përbëjnë një shtojcë integrale, ai jep një tablo të plotë mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Shqiptarët Lek 1,000

    Cili është vendi që zë historia jonë në familjen e madhe botërore? Cilat janë këndvështrimet e shqiptarëve për botën? Po vallë cilët jemi në shqiptarët? Autori nuk merr përsipër të bëjë histori, por thjesht të pasqyrojë një lloj minihistorie të ndërtuar mbi eksperienca dhe rrëfime. Ky cikël nuk ndërtohet vetëm mbi rrëfime të banorëve nga trojet shqiptare por edhe mbi rrëfimet e disa prej emrave më të rëndësishëm të historisë, sesi ata e kanë parë Shqipërinë dhe shqiptarët.

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë