Lilian Thuram ka lindur në Guadëlupë në vitin 1972. Në vitin 2008 ai krijoi fondacionin Edukim kundër racizmit, për barazinë. Është autor i disa veprave, nga të cilat Mes etoiles noires [Philippe Rey, 2010], çmimi Seligmann kundër racizmit, Manifeste pour l’egalite [Autrement, 2012] dhe Notre histoire [Delcourt, 2014 dhe 2016]. Ai ka qenë kurator i përgjithshëm i ekspozitës Exihibitions. L’invention du sauvage, në muzeun e Quai-Branly në vitin 2011. Ka marrë çmimin e etikës nga Fondacioni Keba – Mbaye në Senegal në vitin 2014, është doktor Honoris causa në shkencat humane i universiteteve të Stokholmit në Suedi dhe Stirlingut në Skoci. Më herët, ka pasur një karrierë prestigjioze si futbollist ndërkombëtar. Me ekipin e Francës, ka qenë kampion bote në vitin 1998 dhe kampion Evrope në vitin 2000.

1 rezultat

  • Rendit sipas
    ...
  • Mendimi i bardhë Lek 1,200

    Çfarë është të jesh i bardhë? Më tepër se ngjyrë lëkure, a nuk është ngjyrë mendimi? Cilët janë ata që e kanë shpikur dhe përse?
    Ky libër tregon historinë e mendimit të bardhë, origjinën dhe funksionimin e tij, mënyrën se si ai përçan, si është përhapur nëpër botë aq sa sot është bërë universal, ka depërtuar deri në ajrin që thithim. Prej shekujsh, mendimi i bardhë është normë, fosilizim i hierarkive, skemave të dominimit, të zakoneve që na janë imponuar. Ai u tregon të bardhëve dhe jo të bardhëve se çfarë duhet të bëjnë, se cili është vendi i tyre. Ashtu si pushteti i gjatë i burrave mbi gratë, ai është rrënjosur thellë në mendësitë tona
    dhe vepron në jetën e përditshme. Vetëm vënia e tij në pikëpyetje do të bëjë të mundur të ecet përpara për të kaluar në tjetër gjë. Nuk bëhet fjalë për t’u ndier fajtor, as për të akuzuar, por për të kuptuar mekanizmat në fuqi, për t’u ndërgjegjësuar me qëllim ndërtimin e solidariteteve të reja. A nuk ka ardhur
    koha për të zgjeruar pikëpamjet tona që më në fund të konsiderohemi të gjithë si qenie njerëzore?
    Lilian Thuram

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

     

     

Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë