Olga Tokarczuk, (lindur më 29 janar 1962, Sulechów, Poloni), shkrimtare polake e cila eshte e njohur për romanet e saj të hidhura dhe komplekse që kërcejnë mes shekujve, vendeve, këndvështrimeve dhe mitologjive. Ajo mori çmimin Nobel për Letërsinë 2018 u vlerësua për “imagjinatën e saj narrative që me pasion enciklopedik përfaqëson kapërcimin e kufijve si një formë jete”. Tokarczuk u bë autorja e parë e vendit që fitoi Çmimin Ndërkombëtar Man Booker në 2018 për Fluturimet (2017) – përkthimi në anglisht i romanit të saj të gjashtë, Bieguni ( 2007).

