Ëndërrimet e Gaston Bashelarit, Platonët e vegjël
Lek 700
Në veri të Francës, në një qytezë të Shampanjës, tre të rinj Henri, Adriani dhe Gastoni qëndrojnë të ulur rreth një zjarri. Diçka krejt e zakonshme. Gastoni, i riu më trupvogël nga të tre punonte si operator në postë dhe shpërndante mesazhe në të katër anët e Francës. Ai kishte një lidhje krejt të pazakontë me zjarrin. -Zjarri: jeta dhe vdekja….Vërtet, mësimi që nxjerrim nga zjarri është paradoksal. Zjarri shkatërron dhe rikrijon, formon dhe deformon. Flaka që djeg, duke shkatërruar gjithçka, është në të njëjtën kohë burim i të gjitha rifillimeve. Një letër do të ndryshojë jetën e Gastonit por edhe të personazheve të tjerë. Çfarë shkruhet në të?
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Në veri të Francës, në një qytezë të Shampanjës, tre të rinj Henri, Adriani dhe Gastoni qëndrojnë të ulur rreth një zjarri. Diçka krejt e zakonshme. Gastoni, i riu më trupvogël nga të tre punonte si operator në postë dhe shpërndante mesazhe në të katër anët e Francës. Ai kishte një lidhje krejt të pazakontë me zjarrin. -Zjarri: jeta dhe vdekja….Vërtet, mësimi që nxjerrim nga zjarri është paradoksal. Zjarri shkatërron dhe rikrijon, formon dhe deformon. Flaka që djeg, duke shkatërruar gjithçka, është në të njëjtën kohë burim i të gjitha rifillimeve. Një letër do të ndryshojë jetën e Gastonit por edhe të personazheve të tjerë. Çfarë shkruhet në të?
| Koleksioni: Për fëmijë & të rinj |
| Autori: Jean-Philippe Pierron |
| Nr. Faqesh: 64 faqe |
| ISBN: 978-9928-4549-3-5 |
| Ҫmimi Kopertinës: 700 Lekë |
| Pesha:0.151kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht vijnë si një himn dedikuar dashurisë dhe të shoqëruara me ilustrime të mrekullueshme duke na ftuar në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Në botën e të rriturve Frojdi është një emër kompleks, shumëherë dhe i keqkuptuar, shumëherë jo i lexuar siç duhet mirëpo në këtë koleksion autorët e sjellin në disa këndvështrime teorinë e tij. Teksa Profesor Frojdi hap fildispanjën e kallamit të peshkimit që ta përgatisë për ta hedhur, mendon se ashtu si kur hapim fildispanjën e një kallami peshkimi, idetë tona janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pikërisht këtë ‘’teknikë’’ përdor Profesor Frojdi për të zbuluar se çfarë e mundon belushkën e vogël.
Në 1896, djaloshi Albert Ajnshtajn kishte marrë përsipër ta ndriçonte Panairin e Mynihut. Por kjo nismë do të kishte pasoja jo të mira, kështu atij i duhet të kalojë nëpër një sërë aventurash duke sfiduar ligjet e universit. A mund të lëvizim më shpejt sesa drita? Të udhëtojmë në kohë? Çfarë është rastësia? Fizikanti Ajnshtajn me teoritë e tij në këtë libër vjen jo vetëm si djaloshi aventurier që niset bashkë me xhaxhain e tij për të instaluar dritat në festë, por njëherazi edhe si djaloshi kurioz i cili përpiqet t’u shpjegojë të tjerëve sesi çdo dukuri përreth lidhej me një teori të caktuar.
Në epokën e dinastisë Zhu, në një natë të kthjellët e të nxehtë, një kometë u shkëput nga një planet i largët dhe, duke lënë pas në udhën e saj shumë yje, preku sferën tokësore. Kështu e përshkruajnë lindjen e plakut të urtë, Lao-Ceu i njohur në vegjëli si biri i dragoit. Ardhja e tij në jetë ishte sakaq mistike sa vetë burimi i mendimeve dhe këshillave të tij. Këshilltari kryesor i Perandorit duket se kishte një mision të vetëm, kërkimin e rrugës së vërtetë drejt urtësisë. Kështu mjeshtri vendos të largohet drejt perëndimit për të përmbushur misionin e tij.
Thellë në det, në një pallat koral të fshehur nga sytë e njerëzve, jetonte një princeshë me një bisht peshku. E dashur nga prindërit e saj, thuhej se ishte më e lumtura nga të gjitha sirenat. E megjithatë, princesha e re ishte e dëshpëruar…
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëridhe kudo në Botë.
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Historia fillon në Greqi rreth dy mijë e pesëqind vite më parë. Tregu gëlonte nga gumëzhimat e zërave të tregtarëve dhe blerësve por ndonëse në gjithë këtë zhurmë diku dëgjoheshin fjalët e një endacaku. Ishte Diogjeni, filozofi grek që endej në rrugët e Athinës. Diogjeni do ti mësonte Androstenit leksionin e vyer të jetës, që është gjithmonë më e vyer të pish ujin e mbledhur mes duarve të tua sesa një verë të sjellë matanë detit, sepse shijet e përziera me gënjeshtra dhe rreziqe janë gjithmonë të pavërteta.
Taulanti dhe babai i tij shikojnë dallëndyshet që fluturojnë drejt anës tjetër të botës. Taulanti e pyet nëse edhe ai do të mund të shkojë kaq larg kur të rritet. Babai i përgjigjet se do të shkojë edhe më larg.
Pyetjet e Taulantit pasojnë njëra-tjetrën, duke zbuluar një e nga një frikërat e tij përballë idesë së këtij udhëtimi të madh që, siç e kuptojmë, është ai i jetës.
Në përgjigje, babai e qetëson, e inkurajon dhe, mbi të gjitha, e siguron Taulantin për dashurinë e tij të palëkundur… 💙
Dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja duket se janë bashkëshoqëruese universale të cilat do të ecin së bashku përgjatë kohës me të njëjtin hap. Sokrati ëndërrimtar endet në rrugët e Athinës, i vështruar nga mijëra sy pasi cilësohej si njeriu që sillte të keqen në qytet. … Njih vetveten! Mos u shqetëso për pasurinë, kërko të vërtetën dhe bëhu filozof! Por kjo nuk është në shijet e athinasve. Në fund të një gjyqi Sokrati dënohet. A do të arratiset ai?
Ngjarja zhvendoset në Olimp, në vendin e të pavdekshmëve dhe fatlumëve, jetët e të cilëve çdo vdekatar do t’i adhuronte, me përjashtim të Epikurit. Ditën kur ai lindi Olimpi u frikësua. Si mund të frikësoheshin Perënditë nga lindja e një vdekatari? Por Epikuri mesa duket kishte ardhur në jetë, me një qëllim, të largonte frikën që njerëzit ndjenin për Perënditë. Çfarë do të ndodhë me fatin e Epikurit? A do të mundet ai t’i shpëtojë zemërimit të Zotave?
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Historia, filozofia dhe kultura japoneze përmes figurave legjendare japoneze.
Rrëfime të shkurtra, dinamike dhe vizatime karakteresh mbresëlënese.
Mësime të çmuara jete të cilat na njohin me vlera të qëndrueshme dhe universale si ndërshmëria, përgjegjësia, respekti dhe guximi moral.


















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.