Prill
Lek 700
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
| Koleksioni: Letërsi & Reportazhe |
| Autori: Rikard Ljarja |
| Nr. Faqesh: 160 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-02-0 |
| Ҫmimi Kopertinës: 700 Lekë |
| Pesha: 0.195 kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Rikthehemi pas në vitin 1997, një vit i mbrapshtë dhe tragjik ngjarjet e të cilit duket se janë lënë pas nën pluhurin e harresës, por jo për autorin Ylli Dimraj. Histori të vërteta, vendime që nuk u zbardhën kurrë, ndodhi, fakte, situata të ndryshme, biseda dhe urdhra të dhënë , shantazhe dhe kërcënime përbëjnë edhe subjektin e librit ‘’Sfida e gjeneralit’’.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Winston Churchill, Katerina e Madhe, Albert Speer, Caravaggio, Maria Callas, Albert Einstein, janë figurat historike të cilët ndërtojnë rrëfimin e librit të parë të Arjan Konomit. Gjashtë personazhe të epokave dhe eksperiencave të ndryshme ndërtojnë subjektin e librit duke nxitur kuriozitetin dhe mundësinë e njohjes të shumë fakteve jetësore të disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Në një ndërthurje mes historisë dhe reportazhit Fatos Baxhaku përmbledh dhjetëra mijëra faqe rrëfim mbi fatet e personazheve më të njohur të kohës nga Arbëria deri në Detin Mesdhe. Ҫdo kapitull rrëfen historinë e një figure historike duke u ndalur në të dhëna të pathëna më parë. Bëmat e lundërtarëve dhe luftëtarëve arbër nuk mbeten vetëm si rrëfenja të kohës, por këta personazhe kanë ndërtuar identitetin e tyre i cili mbijeton deri në ditët tona.
Saga e jetëve legjendë 2 vjen si një udhëtim nëpër epoka të ndryshme, jetë të kundërta dhe personazhe që dëshmojnë edhe njëherë ndikimin e padiskutueshëm në histori. Ky libër të fton ta njohësh historinë jo më përmes fakteve dhe datave, thjesht si rrjedhë kronologjike ngjarjesh por përmes dritësimit të disa prej figurave kyçe të saj. Nga Vladimir Lenin, Aleksandri i Madh, Mata Hari, Luigji XIV dhe Mari Kyri, autori Arjan Konomi udhëton në kohë duke sjellë pranë lexuesve të vërtetat e pathëna.
Ciceroni, oratori më i madh i kohës së tij, pushteti i të cilit shtrihej deri te Cezari, ndihet i thyer dhe i dërrmuar. I dëbuar në mërgim, i zhveshur nga gjithçka, ai përpiqet të kuptojë arsyet e dështimit të tij. Por, “për sa kohë ka jetë, ka shpresë,” siç thoshte ai vetë. Si shpërblim në këmbim të mbështetjes për Cezarin, ai lejohet të kthehet. Sapo vjen në Romë, falë oratorisë dhe strategjive të tij, rikthehet në arenën e gjyqeve, më pas në Senat, më në fund në pushtet dhe kupton se bota politike është e paqëndrueshme, se asnjë burrë shteti, as edhe ai më dinaku, nuk mund të mbrohet nga ambiciet dhe korrupsioni i të tjerëve. Ky roman na shpalos disa nga momentet kyçe më të famshme në historinë e Romës: rënia e Republikës, lufta civile që pasoi, beteja mes Pompeit dhe Jul Cezarit në bregun tonë të Adriatikut.
Vunoi është rikthim në identitet për autorin Pilo Llaguri, vendi ku ruhet një pjesë e portretit të fëmijërisë. Ky është një rrugëtim sa personal po kaq edhe historik, nëpër dorëshkrime, të dhëna historike, hipoteza të cilat marrin një përgjigje, poezi, kujtime, analiza si dhe përmbledhje të folklorit të vendit.
Me thjeshtësinë e tij narrative Baxhaku na risjell rrëfime për rrethin e Mirditës ku ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Ai ka takuar çdo personazh që përshkruan dhe janë pikërisht ata protagonistët e vërtetë të reportazheve, të cilët rrëfejnë për Mirditën. Duket sikur vjen prej një kohe tjetër…
















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.