Xhakaranda
Lek 1,200
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Donin që unë të thosha, dhe e di mirë këtë, donin që unë të thosha: ti nuk do të vdesësh, unë do të të shpëtoj. Dhe jo sepse do t’i shpëtoja vërtet, jo sepse do të bëja detyrën time dhe atë që duhej: të dërgoja ndihmë. Por donin që ta thosha, të paktën ta thosha, qoftë edhe vetëm sa për ta thënë.
Por unë thashë: Ti nuk do të shpëtosh…
* * *
Në nëntor 2021, mbytja e një gomoneje me migrantë në Ngushticën e La Manshit shkaktoi vdekjen e njëzet e shtatë personave. Megjithëse kërkuan pa pushim ndihmë, qendra e vëzhgimit nuk dërgoi asnjë mjet shpëtimi.
I frymëzuar nga ky fakt real, ky krijim tërësisht letrar, shtjellon çështjen e të keqes dhe përgjegjësisë kolektive, nëpërmjet portretit të një punonjëseje të qendrës së vëzhgimit e cila, ndoshta, atë natë edhe vetë ka pësuar një lloj mbytjeje.
Vincent Delecroix shkrimtar dhe filozof francez është fitues i çmimeve Valery Larbaud (2007) për Ajo që ka humbur dhe i Çmimi i Madh për Letërsinë i Akademisë Franceze (2009) për Varri i Akilit. Romani i tij Gomonia, i zgjedhur për Goncourt 2023, ishte finalist për International Booker Prize 2025.
Janina Dushejko jeton vetëm në një zonë malore të izoluar, në Luginën e bukur Klloxka. Grua e moshuar, paksa ekscentrike, inxhiniere në pension, ajo adhuron natyrën, astrologjinë dhe veprën e William Blake. Një mëngjes ajo gjen një komshiun e vet të vdekur në kuzhinën e tij, të mbytur me një kockë të vogël. Ky është fillimi i një serie të gjatë krimesh misterioze në vende ku gjenden gjurmë
kafshësh. Policia heton. Të gjitha viktimat i bashkonte pasioni për gjuetinë. Kur Janina Dushejko përpiqet të paraqesë teorinë e saj mbi këtë çështje, të gjithë e marrin për të çmendur… Si mund ta besonin se kafshët po hakmerreshin ndaj vrasësve të tyre?
Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa? Pikërisht me fjalë, me fjalët e tij – gjëra të varfra – Tregimtari përpiqej t’i jepte jetë atij trupi, që atje të vlonte jeta, e guximshme, e cila mbahej e mbledhur te Fania në zgavrën e barkut si një grusht i shtrënguar, një gur, një fëmijë i vdekur, një kafshë e mjerë e balsamosur.
Fania është qenie e padepërtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte të veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre përreth saj, ka Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zarf të ngurtë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.
Anne Serre, finaliste e International Booker Prize 2025 me romanin Kapela lëkurë -leopordi përkthyer në anglisht, është fituese e çmimit Goncourt për tregimin në vitin 2020 me përmbledhjen Në zemër të një vere të artë.
Roman për dashurinë që nuk kërkon të zotërojë, për artin si strehë dhe për mënyrën se si një ndjenjë e vetme mund t’i japë kuptim një jete të tërë.
Një histori dashurie e ndërtuar mbi heshtjen, muzikën dhe pritjen.
Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare Hanes Prageri bie në dashuri me vajzën Polina. Për t’i treguar dashurinë djali i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm kompozon një melodi që përfshin të gjitha ëndjet dhe dëshirat e Polinës. Por jeta e tij merr një kthesë të paparashikuar. Hanesi pushon së luajturi piano, dhe rrugët e tij ndahen nga ato të Polinës. Pas vitesh të tëra, gjatë të cilave ai nuk ndjen asgjë tjetër përveçse boshllëk, Hanesi e kupton: duhet të rigjejë Polinën. Dhe e vetmja gjë me të cilën mund të arrijë atë është melodia e saj.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Një roman i pazakontë : i drejtpërdrejtë, tronditës, ironik. Pas një ndarjeje të dhimbshme dhe lajmit se gruaja e tij pret një fëmijë nga një tjetër, një burrë përpiqet të rindërtojë jetën dhe veten përmes shkrimit. Por si mund të tregohet një histori personale, kur ajo vetë është e patregueshme? Roman natyral është një rrëfim i çuditshëm dhe i çiltër, ku bashkëjetojnë dashuria, braktisja, humori absurd dhe kujtimet më intime. Një burrë që bëhet endacak për të shkruar për një endacak. Një botë e parë nga sytë e mizave. Një histori tualetesh që bëhen vende lirie në diktaturë.
Një roman që sfidon rregullat e rrëfimit dhe na kujton se bukuria qëndron te dyshimi. Autori shkruan : “Do të doja që të thuhej: Ky roman është i bukur sepse është i thurur me dyshime.” Një nga romanet më të veçantë dhe më të guximshëm të letërsisë bullgare bashkëkohore.
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
| Koleksioni: Letërsi & Urti & Art |
| Autori: Gaël Faye |
| Nr. Faqesh: 139 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-4-26 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë |
| Pesha: 0.200 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Cili është vendi që zë historia jonë në familjen e madhe botërore? Cilat janë këndvështrimet e shqiptarëve për botën? Po vallë cilët jemi në shqiptarët? Autori nuk merr përsipër të bëjë histori, por thjesht të pasqyrojë një lloj minihistorie të ndërtuar mbi eksperienca dhe rrëfime. Ky cikël nuk ndërtohet vetëm mbi rrëfime të banorëve nga trojet shqiptare por edhe mbi rrëfimet e disa prej emrave më të rëndësishëm të historisë, sesi ata e kanë parë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Uinston Çërçill, i quajtur ndryshe “luani plak”, pati një rol qendror në politikë dhe në histoinë e kontinentit evropian. Fjalimet e paharrueshme që ai mbajti, energjia e pashtershme dhe e patjetërsueshme e bënë atë njeriun britanik më të njohur dhe më të dashur në shekullin XX. Falë personalitet të tij magjepsës arriti të krijonte afërsi me kundërshtarët dhe në veçanti me Stalinin; i dashur, i dhënë pas ushqimit, alkoolit dhe duhanit ai diti ta shfrytëzonte imazhin e tij si epikurian për të ndërtuar marrëdhënie dhe klimë besimi.
Out of stock
Në Afrikë kam qëndruar disa vjet. Për herë të parë kam shkuar në vitin 1957. Pastaj, në harkun e dyzetë vjetëve, jam kthyer sa herë më është dhënë rasti. Kam udhëtuar shumë në atë kontinent. Ngaherë u kam qëndruar larg rrugëve zyrtare, pallateve, figurave me peshë dhe politikës së madhe. Jeta e tyre është sfilitje, brengë e pafund, të cilën megjithatë e përballojnë me një qëndrueshmëri të habitshme dhe paqësisht. Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok.
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
Udhëtar në më shumë se 100 vende të botës, kryesisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine, Ryszard Kapuściński nderohet si një ndër lëvruesit më të spikatur të reportazhit politik. Në një rrëfim sa historik po aq edhe fiksional, në “Imperium” autori sjell në qendër të subjektit ish- republikat sovjetike me doket dhe zakonet e tyre karakteristike. I gjithë rrëfimi ndërtohet si fryt i refleksioneve vetjake dhe udhëtimeve në kohë të ndryshme, ku autori flet mbi përcaktime të paartikuluara më parë për një regjim tashmë të kapërcyer.
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë… Një shëtitje përkrahë kafshëve ujore, heronjve legjendarë dhe peshkatarëve të thjeshtë. Takojmë princeshën Otojime të Japonisë, Plakun e detit të tartarëve, pirate të egra, sirena etj. Në këtë kohë “stuhish ekologjike” autorët i bëjnë thirrje talentit të tyre si tregimtarë, duke u bërë jehonë traditave popullore, për të kontribuar në zgjimin e ndërgjegjeve dhe për të ruajtur burimin e botës, pra detet, që janë mëmat që na ushqejnë, të bukura, por ndonjëherë edhe të tmerrshme, të pasura me legjenda universale, të cilat ndërtojnë botën tonë imagjinare, dhe çdo pikë uji e të cilave vadit planetin blu… Për të dëgjaur një përrallë klikoni këtu:
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
Saga e jetëve legjendë 2 vjen si një udhëtim nëpër epoka të ndryshme, jetë të kundërta dhe personazhe që dëshmojnë edhe njëherë ndikimin e padiskutueshëm në histori. Ky libër të fton ta njohësh historinë jo më përmes fakteve dhe datave, thjesht si rrjedhë kronologjike ngjarjesh por përmes dritësimit të disa prej figurave kyçe të saj. Nga Vladimir Lenin, Aleksandri i Madh, Mata Hari, Luigji XIV dhe Mari Kyri, autori Arjan Konomi udhëton në kohë duke sjellë pranë lexuesve të vërtetat e pathëna.
























Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.