Agron Aranitasi, dëshmitar i diktaturës dhe makinerisë së saj të pamëshirshme, i internimit të gjatë në Fushë-Arrëz të Pukës dhe i viteve të pasrënies së regjimit komunist, njeriu që ka kaluar nëpër dritë dhe errësire, midis pushtetit dhe dënimit, heshtjes dhe fjalës së lirë rrëfen me guxim dhe kthjelltësi këtë udhëtim të mundimshëm drejt të vërtetave që ai beson.

3 rezultate

  • Rendit sipas
    ...
Filtra
Çmimit
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Agjenti Francez Lek 1,000

    Agjenti francez, libri i tretë i trilogjisë “Të vërtetat që besoj”, rrëfen jetën e jashtëzakonshme të Agron Aranitasit: djalit të dy partizanëve në Luftën e Dytë Botërore, inxhinierit që modernizoi Televizionin Shqiptar dhe njeriut që, në sytë e Ramiz Alisë, u konsiderua një “idiot politik”. Nga përpjekjet për ta kthyer transmetimin në ngjyra si sfidë të regjimit komunist ndaj Titos së Jugosllavisë, udhëtimet në Europë për të marrë teknologjinë më të avancuar, këngët e Bitëllsave, dhe pastaj, ndërsa paranoja apo racionaliteti i Enver Hoxhës nisi të zhdukte bashkudhëtarët e tij, ai përshkon sfidat e një sistemi që filloi të gllabëronte bashkëpunëtorët e vet, përfshirë vjehrrin e tij, Kadri Hazbiun. I internuar në Fushë-Arrëz, në një hapësirë lëvizjeje prej vetëm një kilometri e gjysmë, i rrethuar nga bora,ngricat, minjtë që hëngrën këmishën e blerë në Paris,Aranitasi përballet me kushte të vështira, nën presionin e manipulatorëve tinzarë e kurthanjos të ethshëm ta
    futnin edhe atë në burg, pasi ishte i damkosur nga Tirana, rriti vajzën e djalin e tij, fitoi zemrat e fusharr-zakëve dhe betejën me Sigurimin.
    Pastaj, Aranitasi ndërtoi televizione duke ruajtur dinjitetin dhe integritetin e tij, përherë i qeshur, me një poezi
    të Eseninit ose Fatos Arapit, përshëndeste miqtë dhe falte “mëkatarët”.

    Agron Aranitasi, dëshmitar i diktaturës dhe makinerisë së saj të pamëshirshme, i internimit të gjatë në Fushë-Arrëz të Pukës dhe i viteve të pasrënies së regjimit komunist, njeriu që ka kaluar nëpër dritë dhe errësirë, midis pushtetit dhe dënimit, heshtjes dhe fjalës së lirë, rrëfen me guxim dhe kthjelltësi këtë udhëtim të mundimshëm drejt të vërtetave që ai beson.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Kur foli Kadri Hazbiu Lek 1,500

    “Kur foli Kadri Hazbiu” përbën volumin e dytë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj” nga Agron Aranitasi dhe fokusohet mbi një prej figurave më të fuqishme dhe më të debatueshme të Shqipërisë komuniste, ish-min- istrin e Brendshëm më jetëgjatë, Kadri Hazbiun, njeriun në zemër të mekanizmit të pushtetit komunist që për dekada drejtoi Sigurimin e Shtetit. Mes besnikërisë dhe dyshimit, mes detyrës dhe fatit, përjetoi tragjedinë e pushtetit dhe, në fund, u përball me sistemin që kishte ndihmuar të krijohej.

    Libri ndriçon rolin e tij në ruajtjen e integritetit të shtetit, në periudha të mbushura me tensione të brendshme dhe rreziqe të jashtme, qëndrimin ndaj çështjes kombëtare, në sfidat e kufirit, si dhe luftën e tij ndaj bandave diversioniste që kërcënonin sigurinë e vendit në vitet e Luftës së Ftohtë dhe fitoren në lojën me shërbimet e fuqishme sekrete të Perëndimit. Por më e fuqishme se gjithçka tjetër është fjala e tij e fundit në gjyq. një akt tragjik guximi dhe vetëdijeje që shënon fundin e një epoke dhe fillimin e një kuptimi të ri për mekanizmat e frikës dhe pushtetit. Përmes dokumenteve, dëshmive dhe analizave të mbështetura në fakte e dokumente, Agron Aranitasi ndërton portretin e shumefaqshëm dhe rrugëtimin e njeriut që dikur i shërbeu shtetit të diktaturës, dhe që në fund u përball me të, por nuk u përkul, i vetëm.

    Agron Aranitasi, dëshmitar i diktaturës dhe makinerisë së saj të pamëshirshme, i internimit të gjatë në Fushë-Arrëz të Pukës dhe i viteve të pasrënies së regjimit komunist, njeriu që ka kaluar nëpër dritë dhe errësirë, midis pushtetit dhe dënimit, heshtjes dhe fjalës së lirë, rrëfen me guxim dhe kthjelltësi këtë udhëtim të mundimshëm drejt të vërtetave që ai beson.

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Rënia e triadës dhe pasardhësi Lek 1,500

    “Rënia e Triadës dhe pasardhësi” përbën volumin e parë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj” dhe përfaqëson përpjekjen për t’iu afruar me fakte, dokumente, dëshmi dhe përshkrim të ngjarjeve të jetuara disa të vërtetave aq të përfolura dhe shpesh të tjetërsuara mbi personazhet ky e të historisë shqiptare nga vitet 1945-1990.

     

    Dhimbja, frika e zbulimit të së shkuarës apo edhe interesa meskine kanë bërë që shpesh faktet dhe dëshmitë mbi personazhet e kësaj vepre të tjetërsohen, manipulohen dhe të keqpërdoren gjatë këtyre 35 viteve.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë