Anne Serre është një shkrimtare franceze e romaneve dhe tregimeve të shkurtra. Ka shkruar më shumë se një duzinë librash, katër prej të cilëve janë përkthyer në anglisht. Finaliste e International Booker Prize 2025 me romanin Kapela lëkurë -leopordi përkthyer në anglisht, është fituese e çmimit Goncourt për tregimin në vitin 2020 me përmbledhjen Në zemër të një vere të artë.

2 rezultate

  • Rendit sipas
    ...
Filtra
Çmimit
  • Së shpejti në librari
    Virtyti dhe Rozalinda
    Virtyti dhe Rozalinda Lek 1,000

    “Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme. Virtyt e Këndshme! Unë isha në katin e parë dhe ajo ishte në katin përdhes, në dhoma mjaft të ngjashme me një tavolinë të vogël pune afër dritares me pamje nga kopshti. Dhe ndërsa po punoja në tavolinën time (duke marrë shënime, duke bërë lista, por jo duke shkruar vërtet), mendoja për Virtytin që gjendej pikërisht në të njëjtin vend një kat më poshtë, dhe kisha ndjesinë sikur në njëfarë mënyre po dyzohesha, gjë që nuk ishte e pakëndshme.” E dyzuar në tridhjetë medalione, e përthyer në tridhjetë pjesë, e tillë është rrëfimtarja e Virtyti dhe Rozalinda. Nga një rrëfim te tjetri, identiteti i saj luhatet: herë e rritur, herë fëmijë, herë Anlizë, herë Hana… Duke ndërthurur zhanret dhe tonet, duke kaluar nga emocioni te e çuditshmja, nga therësja te melankolia, Anne Serre, një dhe e shumëfishtë, na merr me vete në një valle marramendëse që skicon një autoportret gjenial.

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

  • Kapela lëkurë-leopardi Lek 800

    Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa? Pikërisht me fjalë, me fjalët e tij – gjëra të varfra – Tregimtari përpiqej t’i jepte jetë atij trupi, që atje të vlonte jeta, e guximshme, e cila mbahej e mbledhur te Fania në zgavrën e barkut si një grusht i shtrënguar, një gur, një fëmijë i vdekur, një kafshë e mjerë e balsamosur.

    Fania është qenie e pade­përtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte  të  veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre përreth saj, ka Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zarf të ngurtë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.

    Anne Serre, finaliste e International Booker Prize 2025 me romanin Kapela lëkurë -leopordi përkthyer në anglisht, është fituese e çmimit Goncourt  për  tregimin  në  vitin 2020 me  përmbledhjen  zemër një vere të artë.

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë