Artan Fuga është profesor titullar në Universitetin e Tiranës. Akademik. Doktor në Shkencat e Komunikimit dhe të Informimit në Universitetin Paris 2, Francë, Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës, ai mban Diplomën e Aftësisë për të Drejtuar Kërkim Shkencor në shkenca humane dhe shoqërore në Francë (HDR), fituar në Universitetin Paris 10 dhe prej dy dekadash është kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS-Francë). Është titullar i një Diplome Studimesh të Thelluara në Filozofinë e Ekonomisë në Universitetin Paris 10 (DEA). Jep rregullisht kurse leksionesh komunikimi në Shkollën e Biznesit dhe Administrimit IPAG (Paris,Los Anxhelos,Kunmin),me një përvojë disa vjeçare si professor i ftuar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Paris 10. Ka drejtuar departamente të sociologjisë, filozofisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë botimesh artikujsh shkencore,librash studimorë dhe letërsi në Francë dhe Shqipëri.

