Artan Fuga është profesor titullar në Universitetin e Tiranës. Akademik. Doktor në Shkencat e Komunikimit dhe të Informimit në Universitetin Paris 2, Francë, Doktor në Filozofi në Universitetin e Tiranës, ai mban Diplomën e Aftësisë për të Drejtuar Kërkim Shkencor në shkenca humane dhe shoqërore në Francë (HDR), fituar në Universitetin Paris 10 dhe prej dy dekadash është kërkues shkencor i asociuar në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS-Francë). Është titullar i një Diplome Studimesh të Thelluara në Filozofinë e Ekonomisë në Universitetin Paris 10 (DEA). Jep rregullisht kurse leksionesh komunikimi në Shkollën e Biznesit dhe Administrimit IPAG (Paris,Los Anxhelos,Kunmin),me një përvojë disa vjeçare si professor i ftuar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit Paris 10. Ka drejtuar departamente të sociologjisë, filozofisë dhe komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe ka një sërë botimesh artikujsh shkencore,librash studimorë dhe letërsi në Francë dhe Shqipëri.
10 rezultate
- Artistir Mici
- Ben Andoni
- Booth / Colomb / Williams / Bizup / Fitzgerald
- Bruno Ollivier
- Dominique Dangy des Desert
- Donatien Mary
- Dorian Koçi
- Eliette Abécassis
- Emannuel Levinas
- Eric Maigret
- Fatos Baxhaku
- Francis Balle
- François d'Arcy
- Frédéric Morlot
- Georges Vermelle
- Gilles Jacoud
- Gillian Doyle
- Henri Denis
- Henryk Sienkiewicz
- Jacques Gerstlé, & Christophe Piar
- Jakob Rachmanski
- Jean –Yves Letessier, Jacques Silvano dhe Robert Soin
- Jean Paul Mongin
- Jean Pradel, Geert Corstens, Gert Vermeulen
- Jean-Jacques Fdida
- Jean-Philippe Pierron
- Jeffrey Sachs
- Jérôme Meyer - Bisch
- Jonila Godole
- Lilian Thuram
- Line Faden-Babin
- Marion Muller-Collard
- Michel Fromont
- Miriam Henke
- Nathalie Prince & Christophe Prince
- Olga Tokarçuk
- Pascal Fauliot
- Patrick Fischmann
- Pierre Calame
- Pierre-Yves Monjal
- Pilo Llaguri
- Ramadan Cipuri
- Robert Harris
- Robert Soin
- Romain Gary
- Ronan De Calan
- Ryszard Kapuscinski
- S. Hennion, M. Bris, M. Del Sol
- Salim Mokaddem, Yann Le Bras
- Stefan Taçi
- Stefan Taci
- Thomas Piketty
- Yan Marchand
- Ylli Dimraj
- Yves Doutriaux, Christian Lequesne
- Artan Fuga
- Arjan Konomi
- Cyril Nourissat
- Daniel Goutmann
- Elisabeth Champseix & Jean Paul Champseix
- Eric Scherer
- Gerard Legier
- Jacques Sapir
- Jean Paul Jacqué
- Laurent Gaudé
- Pradel/Corstens/Vermeulen
- Richard Kapuschinski
- Rikard Ljarja
-
Zbulimi i Eros-it në Antikitet Lek 1,200Ato që u thanë atë darkë aty iu dhanë mjaft drejtim shekujve që erdhën më pas, mënyrës si njerëzit kanë bërë dashuri, kanë krijuar familjet e tyre, përse jo, janë xhelozuar, kanë tradhëtuar njeri – tjetrin, kanë fshehur brenda vetes ndjenja për këtë dhe atë, kanë qenë të butë apo të dhunshëm në dashuri, kanë pranuar, masakruar, sublimuar njerëzit, femra e meshkuj me sjellje seksuale jo të mbështetura në dyshen : burrë – grua, si kanë ndërtuar shijen e tyre të bukurisë, pse jo edhe për të kuptuar atë që u thoshte Sokrati pjesëmarrësve të shquar në atë darkë: Pra, përse trupi zgjatet kur shpirti i njeriut dashuron, dhe përse tkurret, mblidhet, kur dashuria nuk është.Nga i vjen njeriut dashuria, çfarë i bën njeriu ato energji pasionesh nëse nuk i kanalizon drejt erosit, si përmbytin ndjenjat e pakonsumuara të dashurisë botën e politikës, tifozllikut në sport, si kthehet dashuria në inat, pse gënjehet njeriu kur kujton se ka dashuruar, por në fakt ndjenja nuk ka qenë fare. Cfarë ndodh kur njeriu si qënia e vetme që ka aftësinë të krijojë familje, ndërton një familje me interes! A e përmban si një enë me ujë familja monogame lëndën e dashurisë?…Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
-
Njeriu fëmijë Lek 1,200
Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet, e bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan; se si njeriu mbetet në kërkim të “babait” dhe të “nënës”, pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/ instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/ vendit.Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Komunikimi në shoqërinë masive Lek 2,000
Shoqëri, në biznese, në familje, mes miqsh. Gjuha e librit është e thjeshtë dhe e kuptueshme sado ai prek tematika të rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot. Komunikimi është edhe transport. Por, përse ne kemi braktisur anijet, trenat, dhe qytetet janë përmbytur nga veturat që e kanë shtyrë këmbësorin në qoshet e rrugëve me trotuare të ngushtë ose fare pa to ? Çfarë bëhet me brezat e rinj që komunikojnë në rrjetet sociale me kodet imazhesh dhe lexojnë shumë pak libra?
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/ instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Mediamorfozë dhe metakomunikim Lek 2,000
Është një libër me gjashtë pjesë që trajton mediat dhe mjeshtëritë e informacionit masiv. Autori ka menduar të paraqesë teoritë e mëdha të medias masive dhe të informacionit publik. Në mënyrë të përmbledhur gjenden idetë e mendimtarëve më të shquar të dy shekujve të fundit në këtë fushë. Të gjithë kërkojnë të vërtetën, kërkojnë fakte, duan ta verifikojnë informacionin e marrë, përpiqen të gjejnë shkaqet e ngjarjeve. Por, a e dimë gjithmonë qartë se cfarë është një fakt? A e dimë se çfarë kuptohet me termin «e vërtetë»? A e dimë se cfarë është lidhja shkak – pasojë dhe se si është transformuar mendimi njerëzor për këtë lidhje gjatë shekujve?
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/ instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Murgu Lek 1,350
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Shoqëria Piramidale Lek 1,200
Ky libër paraqet përgjigjet e autorit për një sërë çështjesh themelore që i interesojnë një publiku të gjerë: – Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? – Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim? – Kush e bëri kalimin nga shoqëria periferike në shoqërinë piramidale? Partitë politike kundërshtare kanë bashkëpunuar apo janë përplasur për këtë çështje? – Përse partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, demokracitë e Perëndimit, e kanë mbështetur krijimin e shoqërisë piramidale?
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë Lek 1,500
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik, përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare…
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Njerëzit vdesin të premten Lek 1,500
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Rënia e Qytetit Lek 1,000
Libri është ndërtuar në formën e refleksioneve të lidhura me përshkrime të hollësishme të realiteve urbane të sotme në Shqipëri. Lexuesi do të gjejë analiza me sy kritik të urbanizimit në Tiranë, Krujë, Sarandë, Berat, Pogradec, etj. Të gjitha këto jo si qëllim në vetvete, por për të nxjerrë përfundime më të gjera që janë ballafaquar edhe me ide të autorëve të mëdhenj të fushës të filozofisë dhe të urbanistikës. Titulli ka domethënien e vet, sepse autori në libër mendon që modeli i qytetit te ndërtesat shumëkatëshe, te mbipopullimi urban, ky model qyteti ka rënë, ka degraduar dhe nuk ka më asnjë të ardhme.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/ instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash. -
Shoqëria Periferike Lek 1,200
Ky libër trajton shoqërinë shqiptare nga viti 1990 deri në fillimet e shekullit të ri duke shtruar pyetje për disa nga problematikat më të rëndësishme në vendin tonë. -Si e ndikoi i ashtuquajturi “Ligji për Tokën”, numër 7501, ekonominë shqiptare në vitet ‘90 dhe në vazhdim dhe çfarë pasojash negative pati ai mbi prodhimin e ekonomisë vendase? – Emigrimi brenda dhe jashtë vendit i masave të gjera të popullsisë e pasuron apo e ka varfëruar shoqërinë shqiptare? “Ekonomia e përmbysur” në zonat e mëdha urbane është bërë modeli ekonomik i tyre. Përse ajo prodhon varfëri urbane, papunësi, rritje taksash lokale dhe boshatisje demografike të territorit? Ky libër trajton shoqërinë shqiptare nga viti 1990 deri në fillimet e shekullit të ri duke shtruar pyetje për disa nga problematikat më të rëndësishme në vendin tonë. -Si e ndikoi i ashtuquajturi “Ligji për Tokën”, numër 7501, ekonominë shqiptare në vitet ‘90 dhe në vazhdim dhe çfarë pasojash negative pati ai mbi prodhimin e ekonomisë vendase? – Emigrimi brenda dhe jashtë vendit i masave të gjera të popullsisë e pasuron apo e ka varfëruar shoqërinë shqiptare? “Ekonomia e përmbysur” në zonat e mëdha urbane është bërë modeli ekonomik i tyre. Përse ajo prodhon varfëri urbane, papunësi, rritje taksash lokale dhe boshatisje demografike të territorit?
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri dhe kudo në Botë.Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me 069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.