Prof.As.Dr. Esilda Luku ka njё pёrvojё mbi 19 vjeçare nё fushёn e mёsimdhёnies nё arsimin e lartё dhe nё kёrkimin shkencor, veçanёrisht nё analizёn e kurrikulёs dhe tё teksteve shkollore, si Alexander von Humboldt Fellow dhe DAAD Fellow pranё Georg Eckert Institute – Leibniz Institute for Educational Media, nё Braunschweig, Gjermani.

1 rezultat

  • Rendit sipas
    ...
  • A Edukojmë Qytetarë në Shkollë? Lek 1,000

    Të vijosh sot me edukimin narrativ në shkollë, që e paraqet realitetin si statik, të izoluar, të parashikueshëm dhe të shkëputur nga përvoja jetësore e të rinjve, nënkupton formimin dogmatik të tyre, që nuk i përgjigjet një shoqërie demokratike në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” analizon në mënyrë shterruese dhe të pasur me paraqitje vizuale mënyrën e përcjelljes së dijes në lëndë të shkencave humane e sociale në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë në Shqipëri. Duke u mbështetur në qasjen teorike ndaj njohjes së John Dewey, Maurice Merleau – Ponty, Paul Ricoeur, Karl Popper, etj., dhe burimet e gjeneruara nga kërkimi empirik, studimi analizon sa dhe si transmetohet dija nëpërmjet programeve mësimore, teksteve shkollore dhe metodave të mësimdhënies. Nëpërmjet analizës sasiore dhe cilësore të instrumenteve të procesit mësimor dhe aktorëve socialë të përfshirë në të, studimi nxjerr në pah se edukimi në Shqipëri vazhdon të vuajë nga “sëmundja narrative”, se dija e përcjellë brezit të ri është jo plurale, e padiversifikuar dhe e pakontekstualizuar, se nuk është kapërcyer kontradikta mësues-nxënës, dhe se familja nuk është pjesë integrale e përvojës mësimore të fëmijës.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” i drejtohet studiuesve dhe politikëbërësve në fushën e arsimit, mësuesve, prindërve, por edhe një audience më të gjerë të interesuar për problematikat dhe sfidat e shkollës sot për edukimin me botëkuptim demokratik të të rinjve, që të veprojnë si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm për mirëfunksionimin e një shoqërie demokratike.

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë