Georgi Gospodinov është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe më të përkthyer të Bullgarisë bashkëkohore. Me një stil që ndërthur eksperimentimin narrativ, ironinë dhe ndjeshmërinë e thellë njerëzore, veprat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë dhe kanë fituar vlerësime ndërkombëtare. Në vitin 2023, Gospodinov fitoi International Booker Prize për
romanin Kohëstrehim, duke u bërë autori i parë bullgar që merr këtë çmim prestigjioz.
Roman natyral është romani që e bëri të njohur në mbarë Evropën dhe që shpalli hyrjen e një zëri të ri, të fuqishëm në letërsinë evropiane.

1 rezultat

  • Rendit sipas
    ...
  • Roman Natyral Lek 800

    Një roman i pazakontë : i drejtpërdrejtë, tronditës, ironik. Pas një ndarjeje të dhimbshme dhe lajmit se gruaja e tij pret një fëmijë nga një tjetër, një burrë përpiqet të rindërtojë jetën  dhe veten  përmes shkrimit. Por si mund të tregohet një histori personale, kur ajo vetë është e patregueshme? Roman natyral është një rrëfim i çuditshëm dhe i çiltër, ku bashkëjetojnë dashuria, braktisja, humori absurd dhe kujtimet më intime. Një burrë që bëhet endacak për të shkruar për një endacak. Një botë e parë nga sytë e mizave. Një histori tualetesh që bëhen vende lirie në diktaturë.

    Një roman që sfidon rregullat e rrëfimit dhe na kujton se bukuria qëndron te dyshimi. Autori shkruan : “Do të doja që të thuhej: Ky roman është i bukur sepse është i thurur me dyshime.”  Një nga romanet më të veçantë dhe më të guximshëm të letërsisë bullgare bashkëkohore.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë