Lilian Thuram ka lindur në Guadëlupë në vitin 1972. Në vitin 2008 ai krijoi fondacionin Edukim kundër racizmit, për barazinë. Është autor i disa veprave, nga të cilat Mes etoiles noires [Philippe Rey, 2010], çmimi Seligmann kundër racizmit, Manifeste pour l’egalite [Autrement, 2012] dhe Notre histoire [Delcourt, 2014 dhe 2016]. Ai ka qenë kurator i përgjithshëm i ekspozitës Exihibitions. L’invention du sauvage, në muzeun e Quai-Branly në vitin 2011. Ka marrë çmimin e etikës nga Fondacioni Keba – Mbaye në Senegal në vitin 2014, është doktor Honoris causa në shkencat humane i universiteteve të Stokholmit në Suedi dhe Stirlingut në Skoci. Më herët, ka pasur një karrierë prestigjioze si futbollist ndërkombëtar. Me ekipin e Francës, ka qenë kampion bote në vitin 1998 dhe kampion Evrope në vitin 2000.
Filtra
Çmimit
Pastro FiltratPastro Filtrat
Not Found Products No products were found matching your selection.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë