Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit
Lek 2,000 Original price was: Lek 2,000Lek 1,800Current price is: Lek 1,800
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë… Një shëtitje përkrahë kafshëve ujore, heronjve legjendarë dhe peshkatarëve të thjeshtë. Takojmë princeshën Otojime të Japonisë, Plakun e detit të tartarëve, pirate të egra, sirena etj. Në këtë kohë “stuhish ekologjike” autorët i bëjnë thirrje talentit të tyre si tregimtarë, duke u bërë jehonë traditave popullore, për të kontribuar në zgjimin e ndërgjegjeve dhe për të ruajtur burimin e botës, pra detet, që janë mëmat që na ushqejnë, të bukura, por ndonjëherë edhe të tmerrshme, të pasura me legjenda universale, të cilat ndërtojnë botën tonë imagjinare, dhe çdo pikë uji e të cilave vadit planetin blu… Për të dëgjaur një përrallë klikoni këtu:
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë… Një shëtitje përkrahë kafshëve ujore, heronjve legjendarë dhe peshkatarëve të thjeshtë. Takojmë princeshën Otojime të Japonisë, Plakun e detit të tartarëve, pirate të egra, sirena etj. Në këtë kohë “stuhish ekologjike” autorët i bëjnë thirrje talentit të tyre si tregimtarë, duke u bërë jehonë traditave popullore, për të kontribuar në zgjimin e ndërgjegjeve dhe për të ruajtur burimin e botës, pra detet, që janë mëmat që na ushqejnë, të bukura, por ndonjëherë edhe të tmerrshme, të pasura me legjenda universale, të cilat ndërtojnë botën tonë imagjinare, dhe çdo pikë uji e të cilave vadit planetin blu.
| Koleksioni: Letërsi & Urti & Art |
| Autorët: Patrick Fischmann, Anna Lazowski |
| Nr. Faqesh: 216 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-21-1 |
| Ҫmimi Kopertinës: 2000 Lekë |
| Pesha: 0.270 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
‘’Përse, Gur? Deri vonë kam pasur një zakon. Në çdo vend ku shkoja merrja nga një gur si kujtim. Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta…”
Saga e jetëve legjendë 2 vjen si një udhëtim nëpër epoka të ndryshme, jetë të kundërta dhe personazhe që dëshmojnë edhe njëherë ndikimin e padiskutueshëm në histori. Ky libër të fton ta njohësh historinë jo më përmes fakteve dhe datave, thjesht si rrjedhë kronologjike ngjarjesh por përmes dritësimit të disa prej figurave kyçe të saj. Nga Vladimir Lenin, Aleksandri i Madh, Mata Hari, Luigji XIV dhe Mari Kyri, autori Arjan Konomi udhëton në kohë duke sjellë pranë lexuesve të vërtetat e pathëna.
Shkrime të kolonelit André Ordion të paraqitura nga nipi, Dominique Danguy des Déserts. Koloneli André Ordion jetoi në Shqipëri në vitet 1917- 1925, periudhë kjo gjatë të cilës ai shkroi në lidhje me Shqipërinë dhe Perëndimin e Maqedonisë. Këto shkrime nuk u botuan por u ruajtën nga trashëgimtarët e tij dhe ishte nipi i tij Dominique Danguy des Déserts që i botoi. Refleksionet, përshtypjet, mendimet e para të të hedhura në formë shënimesh, vijnë për herë të parë në një botim shumë interesant për lexuesin, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e rrugëtimit të kolonel Ordionit në Ballkan.
Dielli i Skortave është romani i dytë i Laurent Gaudé, i botuar në vitin 2004 i përkthyer në 36 gjuhë të botës dhe fitues i çmimit ‘’Goncourt’. Rrëfimi zhvendoset në Jug të Italisë, në fshatin Montepuccio, aty ku jetonte një familje sa e ngjashme po aq edhe ndryshe nga familjet e tjera. Një i dënuar me burg rikthehet në fshatin e tij për të kërkuar gruan që dashuronte por ky rikthim do të përcaktonte dhe fundin e tij. Çfarë do të ndodhë me të? Fate personazhezh të përmbysura, sekrete të pathëna, pesha e një gabimi i cili trashëgohet brez pas brezi ndërtojnë rrëfimin e romanit ‘’Dielli i Skortave’’.
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Ciceroni, oratori më i madh i kohës së tij, pushteti i të cilit shtrihej deri te Cezari, ndihet i thyer dhe i dërrmuar. I dëbuar në mërgim, i zhveshur nga gjithçka, ai përpiqet të kuptojë arsyet e dështimit të tij. Por, “për sa kohë ka jetë, ka shpresë,” siç thoshte ai vetë. Si shpërblim në këmbim të mbështetjes për Cezarin, ai lejohet të kthehet. Sapo vjen në Romë, falë oratorisë dhe strategjive të tij, rikthehet në arenën e gjyqeve, më pas në Senat, më në fund në pushtet dhe kupton se bota politike është e paqëndrueshme, se asnjë burrë shteti, as edhe ai më dinaku, nuk mund të mbrohet nga ambiciet dhe korrupsioni i të tjerëve. Ky roman na shpalos disa nga momentet kyçe më të famshme në historinë e Romës: rënia e Republikës, lufta civile që pasoi, beteja mes Pompeit dhe Jul Cezarit në bregun tonë të Adriatikut.
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
Oratori, sociopati, oligarku, dhe pasunari i pacipë vazhdojnë të luftojnë për pushtet. Ata flasin për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që transformohet brenda natës nga pasuritë verbuese të grabitura në fushatat pushtuese. Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një ‘’thriller’’ nga Roma e lashtë, ku pas rrëfimit të sekreteve të pushtetit të kohës qëndron Tiro, dëgjuesi dhe skllavi besnik i Ciceronit.
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Në Afrikë kam qëndruar disa vjet. Për herë të parë kam shkuar në vitin 1957. Pastaj, në harkun e dyzetë vjetëve, jam kthyer sa herë më është dhënë rasti. Kam udhëtuar shumë në atë kontinent. Ngaherë u kam qëndruar larg rrugëve zyrtare, pallateve, figurave me peshë dhe politikës së madhe. Jeta e tyre është sfilitje, brengë e pafund, të cilën megjithatë e përballojnë me një qëndrueshmëri të habitshme dhe paqësisht. Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok.




















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.