Një roman fillimesh, një roman që vazhdon të fillojë, premton diçka, arrin në faqen 17 dhe pastaj fillon përsëri…..

Georgi Gospodinov është padyshim një nga autorët më të rëndësishëm të kohës tonë, fitues i çmimit  ndërkombëtar “Booker’’ më 2023, i cili me   krijimet e tij  autentike vazhdon ta “mbërthejë’’ lexuesin pas një  proze që kalon shpeshherë dhe kufijtë e imagjinatës. I vlerësuar nga kritika si autori i cili “zgjoi’’ letërsinë bullgare nga gjumi i komunizmit, Gospodinov ka një narrativë që tejkalon rregullat e romanit të njohur dhe pranuar deri në atë kohë duke shpëtuar veten dhe letërsinë.

Me “Roman Natyral’’ dëshiron t’ju lërë pa fjalë: një prozë postmoderne, e pasur me mini-histori të lidhura nga një gumëzhitje e vazhdueshme mizash dhe kompozim shumëplanesh, si syri i një mize. Historia nuk zhvillohet kurrë drejt ndonjë kulmi apo mbylljeje, nuk ka as drejtim, as perspektivë; ajo është përfaqësimi i  jetës së përditshme në Bullgarinë postkomuniste si një përzierje e mediokres dhe sublimes.

 

‘’Dëshira ime është të krijoj një roman fillimesh, një roman që vazhdon të fillojë, premton diçka, arrin në faqen 17 dhe pastaj fillon përsëri. […] Megjithatë, ky Roman fillimesh nuk do të përshkruajë asgjë. Ai vetëm do të japë shtysën fillestare dhe do të kalojë në mënyrë delikate në hijen e fillimit tjetër, duke i lënë personazhet të lidhen si të munden. Kjo është ajo që unë do ta quaja një Roman Natyral.

 Në dukje tingëllon krejtësisht teknik, si një lojë e hartuar mirë, e këndshme ndonjëherë e çuditshme dhe ndërsa të gjitha historitë  të duken si të shpërndara, në fakt janë të vërteta , në atë që çdo jetë është një përzierje e ngjashme e të tashmes, kujtimeve, historive, objekteve të jetës së përditshme, rastësive që sytë shohin edhe të mizave që ndonjëherë bëhen aq të bezdisshme sa kalojmë gjithë ditën duke folur për ato.

Roman Natyral është një vepër e shpejtë por edhe prekëse, me një krizë krejt personale dhe artistike të autorit (veçanërisht humbja e ndjenjës së kohës), me grimca të panumërta fillimesh; aty përfshihen legjenda urbane, biseda tavolinash, teori letrare, manuale botanike; në dukje marramendëse por të gjitha së bashku krijojnë koherencën e një libri thellësisht provokues dhe frymëzues.

‘’ Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve’’ një hetim filozofik i mbështjellë me hijen e misterit të një vrasjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë