Ndëshkimi i dytë i Evës
Lek 1,500 Original price was: Lek 1,500Lek 1,350Current price is: Lek 1,350
Adrian Nuri heton ç’fshihet pas rrëfimit biblik mbi krijimin e njeriut.
Cilët kanë qenë Adami dhe Eva?
Çfarë mëkati kishin bërë vetëm se kërkuan dituri? Mos vallë nuk ka pasur fare mëkat, as ndëshkim? Mos gjithçka është stisur?
Situata ndërlikohet. Adriani ndjen se një dorë e panjohur po e torturon. Ndodhet i ndryrë brenda mitit që po heton.
Një mëkat i rëndë ka shkërmoqur shoqërinë.
Mos është vonë për të vepruar?
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Adrian Nuri heton ç’fshihet pas rrëfimit biblik mbi krijimin e njeriut.
Cilët kanë qenë Adami dhe Eva?
Çfarë mëkati kishin bërë vetëm se kërkuan dituri? Mos vallë nuk ka pasur fare mëkat, as ndëshkim? Mos gjithçka është stisur?
Situata ndërlikohet. Adriani ndjen se një dorë e panjohur po e torturon. Ndodhet i ndryrë brenda mitit që po heton.
Një mëkat i rëndë ka shkërmoqur shoqërinë.
Mos është vonë për të vepruar?
| Koleksioni: Letërsi |
| Autori: Artan Fuga |
| Nr. Faqesh: 678 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-51-8 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1500 Lekë |
| Pesha: 0.400 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Rikthehemi pas në vitin 1997, një vit i mbrapshtë dhe tragjik ngjarjet e të cilit duket se janë lënë pas nën pluhurin e harresës, por jo për autorin Ylli Dimraj. Histori të vërteta, vendime që nuk u zbardhën kurrë, ndodhi, fakte, situata të ndryshme, biseda dhe urdhra të dhënë , shantazhe dhe kërcënime përbëjnë edhe subjektin e librit ‘’Sfida e gjeneralit’’.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Udhëtar në më shumë se 100 vende të botës, kryesisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine, Ryszard Kapuściński nderohet si një ndër lëvruesit më të spikatur të reportazhit politik. Në një rrëfim sa historik po aq edhe fiksional, në “Imperium” autori sjell në qendër të subjektit ish- republikat sovjetike me doket dhe zakonet e tyre karakteristike. I gjithë rrëfimi ndërtohet si fryt i refleksioneve vetjake dhe udhëtimeve në kohë të ndryshme, ku autori flet mbi përcaktime të paartikuluara më parë për një regjim tashmë të kapërcyer.
Në një ndërthurje mes historisë dhe reportazhit Fatos Baxhaku përmbledh dhjetëra mijëra faqe rrëfim mbi fatet e personazheve më të njohur të kohës nga Arbëria deri në Detin Mesdhe. Ҫdo kapitull rrëfen historinë e një figure historike duke u ndalur në të dhëna të pathëna më parë. Bëmat e lundërtarëve dhe luftëtarëve arbër nuk mbeten vetëm si rrëfenja të kohës, por këta personazhe kanë ndërtuar identitetin e tyre i cili mbijeton deri në ditët tona.
Perandori, i perkthyer në mbi 32 gjuhë, është një nga 150 librat më të lexuar të shekullit të XX. Portreti i një autokracie të ngurtësuar the ritualizuar. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuscinski e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.
Vunoi është rikthim në identitet për autorin Pilo Llaguri, vendi ku ruhet një pjesë e portretit të fëmijërisë. Ky është një rrugëtim sa personal po kaq edhe historik, nëpër dorëshkrime, të dhëna historike, hipoteza të cilat marrin një përgjigje, poezi, kujtime, analiza si dhe përmbledhje të folklorit të vendit.
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
Cili është vendi që zë historia jonë në familjen e madhe botërore? Cilat janë këndvështrimet e shqiptarëve për botën? Po vallë cilët jemi në shqiptarët? Autori nuk merr përsipër të bëjë histori, por thjesht të pasqyrojë një lloj minihistorie të ndërtuar mbi eksperienca dhe rrëfime. Ky cikël nuk ndërtohet vetëm mbi rrëfime të banorëve nga trojet shqiptare por edhe mbi rrëfimet e disa prej emrave më të rëndësishëm të historisë, sesi ata e kanë parë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Oratori, sociopati, oligarku, dhe pasunari i pacipë vazhdojnë të luftojnë për pushtet. Ata flasin për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që transformohet brenda natës nga pasuritë verbuese të grabitura në fushatat pushtuese. Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një ‘’thriller’’ nga Roma e lashtë, ku pas rrëfimit të sekreteve të pushtetit të kohës qëndron Tiro, dëgjuesi dhe skllavi besnik i Ciceronit.
Me thjeshtësinë e tij narrative Baxhaku na risjell rrëfime për rrethin e Mirditës ku ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Ai ka takuar çdo personazh që përshkruan dhe janë pikërisht ata protagonistët e vërtetë të reportazheve, të cilët rrëfejnë për Mirditën. Duket sikur vjen prej një kohe tjetër…















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.