Udhëtime me Herodotin
Lek 1,200
Për t’u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m’u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand,- shkruan Kapuscinski.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Për t’u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m’u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand,- shkruan Kapuscinski.
| Koleksioni: Letërsi & Reportazhe |
| Autori: Ryszard Kapuscinski |
| Nr. Faqesh: 308 faqe |
| ISBN: 978-9928-4153-2-5 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë |
| Pesha: 0.378 kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Rrëfime nga kohët kur kafshët kishin fjalën e tyre për të thënë, për të na bërë të qeshim ose për të na lënë me gojë hapur. Gomarë, luanë, hiena, dhi, kërmij dhelpra apo flutura … të gjithë kanë hallet e tyre. Aventurat e tyre vënë në lojë vizionin tonë të botës, lumturinë dhe thellësinë e mendimit që ne njerëzit ndonjëherë mezi i shprehin… Për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Uinston Çërçill, i quajtur ndryshe “luani plak”, pati një rol qendror në politikë dhe në histoinë e kontinentit evropian. Fjalimet e paharrueshme që ai mbajti, energjia e pashtershme dhe e patjetërsueshme e bënë atë njeriun britanik më të njohur dhe më të dashur në shekullin XX. Falë personalitet të tij magjepsës arriti të krijonte afërsi me kundërshtarët dhe në veçanti me Stalinin; i dashur, i dhënë pas ushqimit, alkoolit dhe duhanit ai diti ta shfrytëzonte imazhin e tij si epikurian për të ndërtuar marrëdhënie dhe klimë besimi.
Out of stock
‘’Përse, Gur? Deri vonë kam pasur një zakon. Në çdo vend ku shkoja merrja nga një gur si kujtim. Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta…”
Një rrëfim i shkurtër, në dukje sa i thjeshtë po aq edhe analitik. Kombinimi i stilit gazetaresk dhe atij letrar do të sjellë në qendër të subjektit disa pyetje dhe pikëpyetja mbi konceptin e tjetrit, si individ, në shoqëri dhe në kontekstin global. ‘’Që të mund të gjykosh për diçka, duhet të jesh atje’’ citon Kapuściński. Pra që ti të krijosh një mendim apo gjykim të saktë për Tjetrin, fillimisht duhet t’a njohësh atë.
Gazetari i famshëm zvicerian, korrespondeti i gazetës franceze I’Illustration, Robert Vaucher sjell përmes reportazheve të tij një informacion shumë të rëndësishëm për Luftën e Parë Botërore në zonën e pushtimit Italian dhe francez në Shqipëri. Këto reportazhe të botuara në I’Illustration, hedhin dritë mbi një periudhë historike shumë të rëndësishme të Shqipërisë. Ky dokumentacion ka shërbyer për të analizuar rrjedhën post- factum të ngjarjeve kurse botimi dhe publikimi i tyre ka zbuluar dëshmi të asaj se çfarë shikohej në terren dhe në realitet.
Ka nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Udhëtime për të zbuluar, udhëtime për aventurë, udhëtime për t’u qetësuar, udhëtime për t’u gjallëruar, udhëtime koti, udhëtime për të ikur, udhëtime për të ardhur, udhëtime mitike, udhëtime sterile, udhëtime të frytshme.. madje ka edhe udhëtime pa lëvizur… dhe për të dëgjuar një përrallë klikoni këtu:
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
Oratori, sociopati, oligarku, dhe pasunari i pacipë vazhdojnë të luftojnë për pushtet. Ata flasin për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që transformohet brenda natës nga pasuritë verbuese të grabitura në fushatat pushtuese. Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një ‘’thriller’’ nga Roma e lashtë, ku pas rrëfimit të sekreteve të pushtetit të kohës qëndron Tiro, dëgjuesi dhe skllavi besnik i Ciceronit.
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Perandori, i perkthyer në mbi 32 gjuhë, është një nga 150 librat më të lexuar të shekullit të XX. Portreti i një autokracie të ngurtësuar the ritualizuar. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuscinski e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.