Zbulimi i Erosit në Antikitet
Lek 1,200
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Erosi si gjetje arkeologjike!
Jemi mësuar që arkeologjia të zbulojë dhe nxjerrë në dritë rrënoja e vjetra, materiale prej guri, druri, metale, madje edhe skelete njerëzish. Po dashurinë ? Si kanë pas dashuruar ato skelete të shkreta? Kanë qenë të lumtur, të trishtuar, xhelozë, të dashuruar marrëzisht?
Atë që nuk e bën dot arkeologjia në formën e saj klasike, autori i librit, Artan Fuga, nëpërmjet një gjuhe të qartë, një stili që ndiqet lehtë dhe këndshëm, me një tekst mbushur me kthesa të shpejta, na dëshmon se mund ta bëjë filozofia.
Duke “gërmuar” në filozofinë e Sokratit, të Platonit, më herët akoma në mitologji, në mendimet e një elite intelektuale të antikitetit athinas, ky libër ka synuar të nxjerrë nga errësira e kohëve të kaluara, një periudhe më shumë se prej 23 shekujsh të gjatë, si dashuroheshin njerëzit e asaj bote. Më tej akoma, si e mendonin atë vendin e dashurisë në shoqëri dhe në jetën e njeriut?
Nëpërmjet një analize të hollë që na bën të përballemi me plot të papritura dhe histori të pa–mendueshme, autori në fakt analizon imtësisht se çfarë ndodhi përgjatë gostisë në një darkë të shtruar në banesën e një dramaturgu athinas për miqtë e tij këtu e më shumë se 23 shekuj më parë.
Ato që ndodhën atë darkë përcaktuan miliarda dashuri në shekujt e ardhshëm. Kështu është historia : ka shekuj që nuk vlejnë as sa një minutë nga jeta e një njeriu, por ka minuta nga jeta e dikujt që vlejnë më shumë se disa shekuj bashkë !
Të ftuarit në atë darkë, mjek, dramaturg, artist, filozof, politikan, historian, etj., shtrojnë pyetje të vështira dhe u japin përgjigje të mençura atyre, befasuese për ne njerëzit e sotëm.
Pse dashuron njeriu ? A mund të mos dashurojë ai? Çfarë i ndodh një njeriu që nuk dashuron dot?
A e dashurojnë njësoj njeri – tjetrin dy të dashuruar?
E lind bukuria dashurinë, apo është dashuria për të që e bën tjetrin të bukur?
Kur mbaron dashuria? Me se ngatërrohet ajo, duke na bërë të quajmë dashuri edhe ndjenja që nuk kanë lidhje me të ?Kur mbaron, tretet, dashuria? A ka dashuri që nuk mbar ojnë kurrë?Është dashuria një ndjenjë hyjnore, apo është e mbushur plot me vese, egoizëm, xhelozi, dhe nga çasti në çast mund të kthehet në urrejtje ?Pse një njeri me seks mashkullor mund të sillet si femërnë dashuri, dhe një njeri me seks femëror mund të ketë shpirt burrëror dashurie?A ndryshojmë ne prej njerëzve të asaj kohe, apo ata kanë ditur gjëra që ne sot, pas kaq shekujsh, të mbuluar nga dogma të ngurta morale, duke kaluar nëpër një edukatë mesjetare për shumë shekujsh, jemi verbuar për të parë të bukurën sikurse ajo na shfaqet, mbyllim sytë përpara saj nga frika se mos na rrëmbejë, jemi shurdhuar për të dëgjuar shpirtin kur na flet me gjuhën e kësaj ndjenje sikurse është dashuria, Erosi, ashtu sikurse ajo përjetohej nga mendjet e lira antike ?
Ndiqeni me kujdes këtë libër dhe do të gjeni përgjigje!
| Koleksioni: Letërsi |
| Autori: Artan Fuga |
| Nr. Faqesh: 297 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-2-66 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë |
| Pesha: 0.255 kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Saga e jetëve legjendë 2 vjen si një udhëtim nëpër epoka të ndryshme, jetë të kundërta dhe personazhe që dëshmojnë edhe njëherë ndikimin e padiskutueshëm në histori. Ky libër të fton ta njohësh historinë jo më përmes fakteve dhe datave, thjesht si rrjedhë kronologjike ngjarjesh por përmes dritësimit të disa prej figurave kyçe të saj. Nga Vladimir Lenin, Aleksandri i Madh, Mata Hari, Luigji XIV dhe Mari Kyri, autori Arjan Konomi udhëton në kohë duke sjellë pranë lexuesve të vërtetat e pathëna.
Fitues i çmimit prestigjoz Goncourt, ky roman sjell në qendër të rrëfimit historinë e mrekullueshme të dashurisë së një djali të vogël arab për një grua të moshuar çifute. Një dashuri pa kushte, besnike dhe sakrifikuese deri në vdekje. Një raport krejtësisht i pazakontë sa edhe tronditës, për shkak të personazhes çifute Madam Roza. A do të mundet Momo t’a ndihmojë Madam Rozën t’ia dalë mbanë në jetën e saj, të largohet nga ‘’vrima e saj çifute’’ dhe të jetojë një jetë të lirë?
Cili është vendi që zë historia jonë në familjen e madhe botërore? Cilat janë këndvështrimet e shqiptarëve për botën? Po vallë cilët jemi në shqiptarët? Autori nuk merr përsipër të bëjë histori, por thjesht të pasqyrojë një lloj minihistorie të ndërtuar mbi eksperienca dhe rrëfime. Ky cikël nuk ndërtohet vetëm mbi rrëfime të banorëve nga trojet shqiptare por edhe mbi rrëfimet e disa prej emrave më të rëndësishëm të historisë, sesi ata e kanë parë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Rikthehemi pas në vitin 1997, një vit i mbrapshtë dhe tragjik ngjarjet e të cilit duket se janë lënë pas nën pluhurin e harresës, por jo për autorin Ylli Dimraj. Histori të vërteta, vendime që nuk u zbardhën kurrë, ndodhi, fakte, situata të ndryshme, biseda dhe urdhra të dhënë , shantazhe dhe kërcënime përbëjnë edhe subjektin e librit ‘’Sfida e gjeneralit’’.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë… Një shëtitje përkrahë kafshëve ujore, heronjve legjendarë dhe peshkatarëve të thjeshtë. Takojmë princeshën Otojime të Japonisë, Plakun e detit të tartarëve, pirate të egra, sirena etj. Në këtë kohë “stuhish ekologjike” autorët i bëjnë thirrje talentit të tyre si tregimtarë, duke u bërë jehonë traditave popullore, për të kontribuar në zgjimin e ndërgjegjeve dhe për të ruajtur burimin e botës, pra detet, që janë mëmat që na ushqejnë, të bukura, por ndonjëherë edhe të tmerrshme, të pasura me legjenda universale, të cilat ndërtojnë botën tonë imagjinare, dhe çdo pikë uji e të cilave vadit planetin blu… Për të dëgjaur një përrallë klikoni këtu:
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
Në një ndërthurje mes historisë dhe reportazhit Fatos Baxhaku përmbledh dhjetëra mijëra faqe rrëfim mbi fatet e personazheve më të njohur të kohës nga Arbëria deri në Detin Mesdhe. Ҫdo kapitull rrëfen historinë e një figure historike duke u ndalur në të dhëna të pathëna më parë. Bëmat e lundërtarëve dhe luftëtarëve arbër nuk mbeten vetëm si rrëfenja të kohës, por këta personazhe kanë ndërtuar identitetin e tyre i cili mbijeton deri në ditët tona.
Udhëtar në më shumë se 100 vende të botës, kryesisht në Afrikë dhe në Amerikën Latine, Ryszard Kapuściński nderohet si një ndër lëvruesit më të spikatur të reportazhit politik. Në një rrëfim sa historik po aq edhe fiksional, në “Imperium” autori sjell në qendër të subjektit ish- republikat sovjetike me doket dhe zakonet e tyre karakteristike. I gjithë rrëfimi ndërtohet si fryt i refleksioneve vetjake dhe udhëtimeve në kohë të ndryshme, ku autori flet mbi përcaktime të paartikuluara më parë për një regjim tashmë të kapërcyer.
Në Afrikë kam qëndruar disa vjet. Për herë të parë kam shkuar në vitin 1957. Pastaj, në harkun e dyzetë vjetëve, jam kthyer sa herë më është dhënë rasti. Kam udhëtuar shumë në atë kontinent. Ngaherë u kam qëndruar larg rrugëve zyrtare, pallateve, figurave me peshë dhe politikës së madhe. Jeta e tyre është sfilitje, brengë e pafund, të cilën megjithatë e përballojnë me një qëndrueshmëri të habitshme dhe paqësisht. Ky nuk është libër për Afrikën, por vetëm për disa njerëz të atyre viseve, libër mbi takimet me ta, kohën e kaluar tok.
Oratori, sociopati, oligarku, dhe pasunari i pacipë vazhdojnë të luftojnë për pushtet. Ata flasin për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që transformohet brenda natës nga pasuritë verbuese të grabitura në fushatat pushtuese. Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një ‘’thriller’’ nga Roma e lashtë, ku pas rrëfimit të sekreteve të pushtetit të kohës qëndron Tiro, dëgjuesi dhe skllavi besnik i Ciceronit.
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.