Njeriu fëmijë
Lek 1,200
Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet, e bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan; se si njeriu mbetet në kërkim të “babait” dhe të “nënës”, pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste.

- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet, e bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan; se si njeriu mbetet në kërkim të “babait” dhe të “nënës”, pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste.
| Koleksioni: Komunikim |
| Autori: Artan Fuga |
| Nr. Faqesh: 302 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-08-2 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë |
| Pesha: 0.293 kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit. Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t’i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njëri-tjetrin dhe e përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco?
Përgjatë muajit të festave librin e përfitoni në ofertë.
Politikat e Bashkimit Evropian mbeten në pjesën më të madhe një çështje e specialistëve, të cilët i studiojnë dhe i trajtojnë ato veç nga njëra-tjetra. Libri paraqet politikat e ndryshme evropiane në formë të përmbledhur dhe didaktike njëherazi, duke i sjellë ato në gjendjen e tyre aktuale pa referencat e të kaluarës.
Sfera e të drejtës sociale nuk i ka shpëtuar lëvizjes së mondializimit dhe rajonalizimit të së drejtës, e cila u shfaq në fillim të shekullit të XX-të, duke i përballur të drejtat kombëtare me influencën e normave ‘’ të huaja’’ që kishin origjinë dhe intensitete të ndryshme. Në këtë mënyrë u zhvilluan disa burime të së drejtës sociale. Libri ndahet në dy pjesë: E drejta sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e qarkullimit të lirë të personave dhe E Drejta Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e ndërmarrjes.
Televizioni përmbysi rendin shoqëror të vendosur nga shtypi i shkruar dhe gazetarët e tij, duke imponuar ligjin e tij të informacionit, kulturës dhe zbavitjeve. Revolucioni numerik, globalizmi i ekonomisë krijuan një erë të re për informacionin, argëtimin, komunikimin dhe edukimin. Mediat sot janë një nga vendet e privilegjuara ku mund të vëzhgohet dhe kuptohet më mirë bota në të cilën jetojmë.
Libri ‘’Mjeshtëria e Hulumtimit’’ vjen me një botim të katërt, tashmë të përditësuar dhe të ripërpunuar, drejt një qëllimi të përbashkët: plotësimin e nevojave të hulumtuesve, jo vetëm të studentëve universitarë apo pasuniversitarë, por edhe të personave të përfshirë në sipërmarrje apo qeverisje, të cilët kryejnë dhe raportojnë hulumtime rreth çdo teme, akademike, politike apo tregtare. Këto zhanre punimi ndihmojnë për të zhvilluar dhe përpunuar projektet tona, për të zhvilluar linja të reja mendimi si dhe për të mësuar rreth vetë fushës ku bëjnë pjesë këto zhanre.
Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër
të botës. Duke kombinuar tregimin plot gjallëri dhe pasion me një analizë të thellë dhe të fortë, Jeffrey Sachs paraqet fillimisht te Fundi i varfërisë një hartë të qartë konceptuale të ekonomisë botërore. I përshëndetur nga TIMES si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
Botimi i 11-të i librit ‘’Historia e mendimit ekonomik’’, dëshmon rëndësinë që ka studimi i sistemeve kryesore të vendeve perëndimore në formimin e studentëve të ekonomikut. Që nga
mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë të gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta.
Analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, tregues i sfidave të ndryshme, i raporteve të forcave dhe skenarëve që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes; midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik, përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare…
Është një libër me gjashtë pjesë që trajton mediat dhe mjeshtëritë e informacionit masiv. Autori ka menduar të paraqesë teoritë e mëdha të medias masive dhe të informacionit publik. Në mënyrë të përmbledhur gjenden idetë e mendimtarëve më të shquar të dy shekujve të fundit në këtë fushë. Të gjithë kërkojnë të vërtetën, kërkojnë fakte, duan ta verifikojnë informacionin e marrë, përpiqen të gjejnë shkaqet e ngjarjeve. Por, a e dimë gjithmonë qartë se cfarë është një fakt? A e dimë se çfarë kuptohet me termin «e vërtetë»? A e dimë se cfarë është lidhja shkak – pasojë dhe se si është transformuar mendimi njerëzor për këtë lidhje gjatë shekujve?
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.![]()



















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.