Rreshta nga terri

Lek 1,200

Rreshta nga terri është një roman që ngrihet mbi përpjekjen për të gjetur një tjetër zgjidhje ndaj absurdit. Nga njëra anë, ai ruan revoltën ndaj të keqes në rrafshin njerëzor e fizik dhe, nga ana tjetër, nuk e mban të gjallë tensionin e vazhdueshëm përballë vetë kushteve metafizike të ekzistencës, pra vdekjes, hiçit dhe mungesës së një kuptimi të përcaktuar. Me shpresën se, duke vendosur dashurinë në vend të pasionit për absurdin, mund të gjendet një shteg drejt lumturisë.

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  •  Dërgesat & Kthimet

    Dorëzimi

    Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.

    Kthimet

    Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.

    Ndihmë

    Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353
  •  Pyetje?
  Parashikohet Dorëzimi: Fri, Oct 09 – Tue, Oct 13

  Shpërndaje
Pagesa të sigurtaTrust
Së shpejti në librari
Rreshta nga terri
Rreshta nga terri Lek 1,200

Rreshta nga terri është një roman që ngrihet mbi përpjekjen për të gjetur një tjetër zgjidhje ndaj absurdit. Nga njëra anë, ai ruan revoltën ndaj të keqes në rrafshin njerëzor e fizik dhe, nga ana tjetër, nuk e mban të gjallë tensionin e vazhdueshëm përballë vetë kushteve metafizike të ekzistencës, pra vdekjes, hiçit dhe mungesës së një kuptimi të përcaktuar. Me shpresën se, duke vendosur dashurinë në vend të pasionit për absurdin, mund të gjendet një shteg drejt lumturisë.

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Asgje per t’u shenuar Lek 1,000

Kjo përmbledhje tregimesh përbëhet nga dhjetë histori në kufijtë përherë e më të vagullt mes reales dhe imagjinares, populluar nga personazhe pa emër, të hedhura në një botë ku gjithmonë e më tepër largohen nga thelbi i të qenit njeri në favor të një spektatori pa fuqi. Ndaj çdo tregim, në një mënyrë apo në një tjetër, përpiqet të hapë njëfarë shtegu qëndrese përmes heshtjes, në kërkim të një “pse”-je, ndonëse ekziston rreziku se në anën tjetër mund të mos ketë asgjë për t’u shënuar, përveç jehonës së zërave tanë.
… Ama në fund të ditës lipsej të jetonim, dhe për ta bërë këtë duhet të shtireshim sikur nga ana tjetër e mureve nuk po ndodhte asgjë, me shpirtin groposur përballë ekranesh indoktrinimi, nga ku tragjeditë fillimisht fshihen dhe pastaj kthehen në sensacion termash të tredhur, sa zor se lihet vend për dinjitetin njerëzor… ku fjala masakër emërtohet si “ofensivë” dhe të vdekurit zëvendësohen nga “humbje njerëzore”…

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Gomonia Lek 1,200

Donin që unë të thosha, dhe e di mirë këtë, donin që unë të thosha: ti nuk do të vdesësh, unë do të të shpëtoj. Dhe jo sepse do t’i shpëtoja vërtet, jo sepse do të bëja detyrën time dhe atë që duhej: të dërgoja ndihmë. Por donin që ta thosha, të paktën ta thosha, qoftë edhe vetëm sa për ta thënë.
Por unë thashë: Ti nuk do të shpëtosh…
* * *
Në nëntor 2021, mbytja e një gomoneje me migrantë në Ngushticën e La Manshit shkaktoi vdekjen e njëzet e shtatë personave. Megjithëse kërkuan pa pushim ndihmë, qendra e vëzhgimit nuk dërgoi asnjë mjet shpëtimi.
I frymëzuar nga ky fakt real, ky krijim tërësisht letrar, shtjellon çështjen e të keqes dhe përgjegjësisë kolektive, nëpërmjet portretit të një punonjëseje të qendrës së vëzhgimit e cila, ndoshta, atë natë edhe vetë ka pësuar një lloj mbytjeje.

Vincent Delecroix shkrimtar dhe filozof francez është fitues i çmimeve Valery Larbaud (2007) për Ajo që ka humbur dhe i Çmimi i Madh për Letërsinë i Akademisë Franceze (2009) për Varri i Akilit. Romani i tij Gomonia, i zgjedhur për Goncourt 2023, ishte finalist për International Booker Prize 2025.

 

 

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Kapela lëkurë-leopardi Lek 800

Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa? Pikërisht me fjalë, me fjalët e tij – gjëra të varfra – Tregimtari përpiqej t’i jepte jetë atij trupi, që atje të vlonte jeta, e guximshme, e cila mbahej e mbledhur te Fania në zgavrën e barkut si një grusht i shtrënguar, një gur, një fëmijë i vdekur, një kafshë e mjerë e balsamosur.

Fania është qenie e pade­përtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte  të  veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre përreth saj, ka Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zarf të ngurtë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.

Anne Serre, finaliste e International Booker Prize 2025 me romanin Kapela lëkurë -leopordi përkthyer në anglisht, është fituese e çmimit Goncourt  për  tregimin  në  vitin 2020 me  përmbledhjen  Në zemër të një vere të artë.

 

 

 

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Virtyti dhe Rozalinda Lek 1,000

“Isha e çmendur pas emrit të mikeshës sime të re. Të quheshe Virtyt, as më pak e as më shumë! Dhe Angenem, që në gjermanisht do të thotë e këndshme. Virtyt e Këndshme! Unë isha në katin e parë dhe ajo ishte në katin përdhes, në dhoma mjaft të ngjashme me një tavolinë të vogël pune afër dritares me pamje nga kopshti. Dhe ndërsa po punoja në tavolinën time (duke marrë shënime, duke bërë lista, por jo duke shkruar vërtet), mendoja për Virtytin që gjendej pikërisht në të njëjtin vend një kat më poshtë, dhe kisha ndjesinë sikur në njëfarë mënyre po dyzohesha, gjë që nuk ishte e pakëndshme.” E dyzuar në tridhjetë medalione, e përthyer në tridhjetë pjesë, e tillë është rrëfimtarja e Virtyti dhe Rozalinda. Nga një rrëfim te tjetri, identiteti i saj luhatet: herë e rritur, herë fëmijë, herë Anlizë, herë Hana… Duke ndërthurur zhanret dhe tonet, duke kaluar nga emocioni te e çuditshmja, nga therësja te melankolia, Anne Serre, një dhe e shumëfishtë, na merr me vete në një valle marramendëse që skicon një autoportret gjenial.

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.

��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

Xhakaranda Lek 1,200
Çfarë sekretesh fsheh hija e xhakarandës, pemës së dashur të Stelës? Mikut të saj Milanit do t’i duhet shumë kohë për ta zbuluar këtë. Vite të tëra për të zbuluar heshtjet e Ruandës, akoma e rrënuar nga gjenocidi i Tutsive.  Duke u dhënë zë të humburve, të rinjtë do t’i shpëtojnë vetmisë. Dhe do të gjejnë paqen pranë brigjeve të mrekullueshme të liqenit Kivu.  Me butësinë e tij origjinale, Gaël Faye na tregon historinë e tmerrshme, të shtrirë në katër breza, të një vendi që, pavarësisht gjithçkaje, përpiqet të dialogojë dhe të falë.

 Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.

 

 

➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

 

                 
Total: Lek 6,400

Rreshta nga terri është një roman që ngrihet mbi përpjekjen për të gjetur një tjetër zgjidhje ndaj absurdit. Nga njëra anë, ai ruan revoltën ndaj të keqes në rrafshin njerëzor e fizik dhe, nga ana tjetër, nuk e mban të gjallë tensionin e vazhdueshëm përballë vetë kushteve metafizike të ekzistencës, pra vdekjes, hiçit dhe mungesës së një kuptimi të përcaktuar. Me shpresën se, duke vendosur dashurinë në vend të pasionit për absurdin, mund të gjendet një shteg drejt lumturisë.

Koleksioni: Letërsi
Autor: Dëfrim Çeka
Nr. Faqesh: 288 fq
ISBN: 978 9928 3256 62
Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë
Pesha: 0.350 kg
0.00
0 reviews
5
0
4
0
3
0
2
0
1
0
Bëhu i pari që lini një përshtypje për “Rreshta nga terri”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This field is required.

This field is required.

This field is required.

Përshtypjet

Nuk ka përshtypje për këtë libër.

Kategoria: 
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë
Rreshta nga terri

Rreshta nga terri

Lek 1,200

Pyetje?