Rrugica ime dhe Tirana
Lek 3,500
Stefan Taçi, piktor, skulptor e regjizor i filmit të animuar në albumin e tij RRUGICA IME DHE TIRANA, sjell një rrëfim përmes artit, dëshmi e sinqertë e tij ndaj Tiranës, e përfaqësuar në këtë rast prej rrugicës. Banorët e vjetër do kenë rastin t’i rikthehen edhe njëherë kujtesës së tyre për qytetin, ndërsa banorët e rinj dhe jo vetëm ata, do të mund të njohin përmes këtij katalogu.
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.![]()
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Stefan Taçi, piktor, skulptor e regjizor i filmit të animuar në albumin e tij RRUGICA IME DHE TIRANA, sjell një rrëfim përmes artit, dëshmi e sinqertë e tij ndaj Tiranës, e përfaqësuar në këtë rast prej rrugicës. Banorët e vjetër do kenë rastin t’i rikthehen edhe njëherë kujtesës së tyre për qytetin, ndërsa banorët e rinj dhe jo vetëm ata, do të mund të njohin përmes këtij katalogu.
| Koleksioni: Art |
| Autori: Stefan Taçi |
| Nr. Faqesh: 205 faqe |
| ISBN: 978-9928-325-17-4 |
| Ҫmimi Kopertinës: 3500 Lekë |
| Pesha: 0.935 kg |
| Olga Tokarczuk |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Me thjeshtësinë e tij narrative Baxhaku na risjell rrëfime për rrethin e Mirditës ku ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Ai ka takuar çdo personazh që përshkruan dhe janë pikërisht ata protagonistët e vërtetë të reportazheve, të cilët rrëfejnë për Mirditën. Duket sikur vjen prej një kohe tjetër…
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Proza, 9 të shkurta, konceptohet si një rrëfim i ndarë në nëntë subjekte të mëvetësishme, rrëfime të ndryshme ku secila konceptohet si një strukturë e veçantë. Interesante është vendosja e titujve në secilin rrëfim, teknikë kjo që i diferencon prozat nga njëra tjetra, duke i parë edhe si subjekte më vete por edhe të ndërlidhura mes tyre. Krejtësisht origjinale është edhe vetë përzgjedhja e titujve të thjeshtë në dukje sakaq edhe të ndërlikuar.
Vunoi është rikthim në identitet për autorin Pilo Llaguri, vendi ku ruhet një pjesë e portretit të fëmijërisë. Ky është një rrugëtim sa personal po kaq edhe historik, nëpër dorëshkrime, të dhëna historike, hipoteza të cilat marrin një përgjigje, poezi, kujtime, analiza si dhe përmbledhje të folklorit të vendit.
Cili është vendi që zë historia jonë në familjen e madhe botërore? Cilat janë këndvështrimet e shqiptarëve për botën? Po vallë cilët jemi në shqiptarët? Autori nuk merr përsipër të bëjë histori, por thjesht të pasqyrojë një lloj minihistorie të ndërtuar mbi eksperienca dhe rrëfime. Ky cikël nuk ndërtohet vetëm mbi rrëfime të banorëve nga trojet shqiptare por edhe mbi rrëfimet e disa prej emrave më të rëndësishëm të historisë, sesi ata e kanë parë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Një rrëfim i shkurtër, në dukje sa i thjeshtë po aq edhe analitik. Kombinimi i stilit gazetaresk dhe atij letrar do të sjellë në qendër të subjektit disa pyetje dhe pikëpyetja mbi konceptin e tjetrit, si individ, në shoqëri dhe në kontekstin global. ‘’Që të mund të gjykosh për diçka, duhet të jesh atje’’ citon Kapuściński. Pra që ti të krijosh një mendim apo gjykim të saktë për Tjetrin, fillimisht duhet t’a njohësh atë.
‘’Përse, Gur? Deri vonë kam pasur një zakon. Në çdo vend ku shkoja merrja nga një gur si kujtim. Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta…”
Dielli i Skortave është romani i dytë i Laurent Gaudé, i botuar në vitin 2004 i përkthyer në 36 gjuhë të botës dhe fitues i çmimit ‘’Goncourt’. Rrëfimi zhvendoset në Jug të Italisë, në fshatin Montepuccio, aty ku jetonte një familje sa e ngjashme po aq edhe ndryshe nga familjet e tjera. Një i dënuar me burg rikthehet në fshatin e tij për të kërkuar gruan që dashuronte por ky rikthim do të përcaktonte dhe fundin e tij. Çfarë do të ndodhë me të? Fate personazhezh të përmbysura, sekrete të pathëna, pesha e një gabimi i cili trashëgohet brez pas brezi ndërtojnë rrëfimin e romanit ‘’Dielli i Skortave’’.
Fitues i çmimit prestigjoz Goncourt, ky roman sjell në qendër të rrëfimit historinë e mrekullueshme të dashurisë së një djali të vogël arab për një grua të moshuar çifute. Një dashuri pa kushte, besnike dhe sakrifikuese deri në vdekje. Një raport krejtësisht i pazakontë sa edhe tronditës, për shkak të personazhes çifute Madam Roza. A do të mundet Momo t’a ndihmojë Madam Rozën t’ia dalë mbanë në jetën e saj, të largohet nga ‘’vrima e saj çifute’’ dhe të jetojë një jetë të lirë?
Roman filozofiko-letrar që bën të vetën tre tematika të rëndësishme. Roli i parasë në shoqëri, përtej propagandës dhe manipulimeve ideologjike, marrëdhënia midis moralit dhe ndëshkimit, jeta dhe pavdekësia. Dy personazhe , njëri i takon Mesjetës dhe tjetri i takon ditëve tona. Një ballafaqim midis epokës së sotme dhe Mesjetës është ajo që bën që rrëfimi i autorit të udhëtojë në dy kohë të ndryshme. Historia përsëritet nga njëra epokë te tjetra. Mungesa e parasë në shoqëri e bjerr zhvillimin dhe progresin e njeriut. Por kur paraja bëhet sundimtarja e vetme e botës atëhere përsëri njeriu bëhet skllav i saj.
Winston Churchill, Katerina e Madhe, Albert Speer, Caravaggio, Maria Callas, Albert Einstein, janë figurat historike të cilët ndërtojnë rrëfimin e librit të parë të Arjan Konomit. Gjashtë personazhe të epokave dhe eksperiencave të ndryshme ndërtojnë subjektin e librit duke nxitur kuriozitetin dhe mundësinë e njohjes të shumë fakteve jetësore të disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.




Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.