Evropa Monetare
Lek 1,000
Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
- Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
| Koleksioni: Drejtësi & Evropa |
| Autori: Gilles Jacoud |
| Nr. Faqesh: 224 faqe |
| ISBN: 978-99943-976-6-2 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1000 Lekë |
| Pesha: 0.381 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Libri ‘’Mjeshtëria e Hulumtimit’’ vjen me një botim të katërt, tashmë të përditësuar dhe të ripërpunuar, drejt një qëllimi të përbashkët: plotësimin e nevojave të hulumtuesve, jo vetëm të studentëve universitarë apo pasuniversitarë, por edhe të personave të përfshirë në sipërmarrje apo qeverisje, të cilët kryejnë dhe raportojnë hulumtime rreth çdo teme, akademike, politike apo tregtare. Këto zhanre punimi ndihmojnë për të zhvilluar dhe përpunuar projektet tona, për të zhvilluar linja të reja mendimi si dhe për të mësuar rreth vetë fushës ku bëjnë pjesë këto zhanre.
Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit Evropian siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.
Qëllimi kryesor i këtij fjalori termash juridikë evropianë është që t’i japë mundësi lexuesit të kuptojë lehtësisht konceptet dhe shprehjet e përdorura gjerësisht nga juristët, specilaistët dhe mediat lidhur me atë që është rënë dakord të quhet Evropa. Në këtë fjalor nuk trajtohet vetëm Bashkimi Evropian. Objekt i shumë termave janë organizata të tjera evropiane, të tilla si Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut, OSBE, etj…
Ky libër trajton shoqërinë shqiptare nga viti 1990 deri në fillimet e shekullit të ri duke shtruar pyetje për disa nga problematikat më të rëndësishme në vendin tonë. -Si e ndikoi i ashtuquajturi “Ligji për Tokën”, numër 7501, ekonominë shqiptare në vitet ‘90 dhe në vazhdim dhe çfarë pasojash negative pati ai mbi prodhimin e ekonomisë vendase? – Emigrimi brenda dhe jashtë vendit i masave të gjera të popullsisë e pasuron apo e ka varfëruar shoqërinë shqiptare? “Ekonomia e përmbysur” në zonat e mëdha urbane është bërë modeli ekonomik i tyre. Përse ajo prodhon varfëri urbane, papunësi, rritje taksash lokale dhe boshatisje demografike të territorit? Ky libër trajton shoqërinë shqiptare nga viti 1990 deri në fillimet e shekullit të ri duke shtruar pyetje për disa nga problematikat më të rëndësishme në vendin tonë. -Si e ndikoi i ashtuquajturi “Ligji për Tokën”, numër 7501, ekonominë shqiptare në vitet ‘90 dhe në vazhdim dhe çfarë pasojash negative pati ai mbi prodhimin e ekonomisë vendase? – Emigrimi brenda dhe jashtë vendit i masave të gjera të popullsisë e pasuron apo e ka varfëruar shoqërinë shqiptare? “Ekonomia e përmbysur” në zonat e mëdha urbane është bërë modeli ekonomik i tyre. Përse ajo prodhon varfëri urbane, papunësi, rritje taksash lokale dhe boshatisje demografike të territorit?
Një paraqitje besnike e disa prej aspekteve të filozofisë së autorit, të formuluara nga vetë ai, duke përshtatur për veprën e tij një pikëpamje të përgjithshme, duke pranuar thjeshtimin e argumentave të tij dhe duke mbetur gjithmonë besnik i stilit të shkrimeve të Lévinas-it. Dhjetë intervista të cilat ndjekin zhvillimin e mendimit të autorit që nga vitet e shkollimit deri në artikujt e tij të fundit. Këto intervista u regjistruan dhe u përhapën në radio nga stacioni France-Culture në shkurt-mars 1981.
🎄Përgjatë muajit të festave librin e përfitoni në ofertë.🎄
Të ndodhur përballë sfidave të globalizimit, i cili nuk i ka bërë njerëzit aq të lumtur sa parashikohej, përpara shpërthimit të një barbarie që mendohej se ishte lënë prej kohe pas nga “Përmbushja e Historisë”, më në fund, dëgjojmë thirrjen se tani, për t’u mbrojtur, na duhet të nxjerrim kulturën si mburojë kundër nihilizmit dhe fanatizmit. Ne notojmë në kohët moderne pa asnjë busull. Si do t’i gjejmë ne pikat tona orientuese në këtë xhungël dixhitale që kemi krijuar? A mos po ndodh përpara syve tanë përleshja e fanatikëve me njëri-tjetrin dhe e përplasja midis klisheve ideologjike që në fakt nuk janë veçse kultura fallco?
Përgjatë muajit të festave librin e përfitoni në ofertë.
Sfera e të drejtës sociale nuk i ka shpëtuar lëvizjes së mondializimit dhe rajonalizimit të së drejtës, e cila u shfaq në fillim të shekullit të XX-të, duke i përballur të drejtat kombëtare me influencën e normave ‘’ të huaja’’ që kishin origjinë dhe intensitete të ndryshme. Në këtë mënyrë u zhvilluan disa burime të së drejtës sociale. Libri ndahet në dy pjesë: E drejta sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e qarkullimit të lirë të personave dhe E Drejta Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e ndërmarrjes.
Politikat e Bashkimit Evropian mbeten në pjesën më të madhe një çështje e specialistëve, të cilët i studiojnë dhe i trajtojnë ato veç nga njëra-tjetra. Libri paraqet politikat e ndryshme evropiane në formë të përmbledhur dhe didaktike njëherazi, duke i sjellë ato në gjendjen e tyre aktuale pa referencat e të kaluarës.
Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, burimet e ndryshme të së drejtës si dhe strukturat e tyre politike. Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Bota ka njohur mjaft episode baticash dhe zbaticash, si ky i fillim shekullit të XXI i cili shënon nisjen e një sprapsjeje të globalizimit ekonomik, i cili në vende të ndryshme u njoh edhe me termin ‘’mondializim’’. Përballë krizës globale të kapitalizmit, shohim tashmë qeveritë ose ekonomistët e shquar të djegin atë që e kanë adhuruar, tregun, dhe të rehabilitojnë shtetin që dikur e përbaltnin.
Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë nevojë të justifikojnë pabarazitë e tyre: atyre u duhen gjetur arsyet, përndryshe e gjithë struktura politike dhe shoqërore rrezikon të shembet. Ideologjitë e të shkuarës, nëse i studiojmë nga afër, nuk janë gjithmonë më të çmendura se ato të sotmet. Vetëm duke treguar trajektoret e shumta dhe ndërthurjet e mundshme ne mund të vëmë në pikëpyetje vetë themelet e institucioneve tona dhe të parashikojmë kushtet për transformimin e tyre.
Duke u bazuar në të dhëna krahasuese të jashtëzakonshme për nga shtrirja dhe thellësia e tyre, ky libër ripërcakton në një perspektivë ekonomike, sociale, intelektuale dhe politike, historinë dhe të ardhmen e regjimeve të mbështetura në pabarazi, që nga shoqëritë e vjetra tri funksionale dhe skllavopronare, deri te shoqëritë moderne postkolonialiste dhe hiperkapitaliste, duke kaluar nga shoqëritë pronësore, kolonialiste, komuniste dhe socialdemokrate.
Drejtor i studimeve në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Shkenca Sociale dhe Profesor në Shkollën Ekonomike të Parisit, Thomas Piketty është autori i Kapitali në shekullin XXI (2013), i përkthyer në 40 gjuhë dhe i shitur më shumë se 2.5 milionë kopje, vazhdim i të cilit është ky libër.


















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.