Evropa Monetare
Lek 1,000
Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
- Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
| Koleksioni: Drejtësi & Evropa |
| Autori: Gilles Jacoud |
| Nr. Faqesh: 224 faqe |
| ISBN: 978-99943-976-6-2 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1000 Lekë |
| Pesha: 0.381 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik, përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare…
Sfera e të drejtës sociale nuk i ka shpëtuar lëvizjes së mondializimit dhe rajonalizimit të së drejtës, e cila u shfaq në fillim të shekullit të XX-të, duke i përballur të drejtat kombëtare me influencën e normave ‘’ të huaja’’ që kishin origjinë dhe intensitete të ndryshme. Në këtë mënyrë u zhvilluan disa burime të së drejtës sociale. Libri ndahet në dy pjesë: E drejta sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e qarkullimit të lirë të personave dhe E Drejta Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e ndërmarrjes.
Një paraqitje besnike e disa prej aspekteve të filozofisë së autorit, të formuluara nga vetë ai, duke përshtatur për veprën e tij një pikëpamje të përgjithshme, duke pranuar thjeshtimin e argumentave të tij dhe duke mbetur gjithmonë besnik i stilit të shkrimeve të Lévinas-it. Dhjetë intervista të cilat ndjekin zhvillimin e mendimit të autorit që nga vitet e shkollimit deri në artikujt e tij të fundit. Këto intervista u regjistruan dhe u përhapën në radio nga stacioni France-Culture në shkurt-mars 1981.
🎄Përgjatë muajit të festave librin e përfitoni në ofertë.🎄
Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill 1929 i hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe. Risjellja në jetë e këtij Kodi, nëpërmjet ribotimit në këtë përvjetor të 81-të të tij, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, bën që edhe sot ai të ruajë karakterin bashkëkohor, individualitetin dhe integritetin e tij.
Në periudhën e sotme të krizës është e qartë se sistemi aktual i prodhimit dhe shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve nuk i arrin objektivat, të cilat duhet të përfshihen në ligjet që drejtojnë shoqëritë. Kështu thellohet hendeku midis fituesve, të cilët janë të pakët dhe masës humbëse që jeton në skamje. Pierre Calama, autori i librit, shtron një pyetje të cilës përmes analizave të parashtruara në tekst përpiqet t’i japë një përgjigje: Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Ai e trajton këtë çështje në frymën e një reflektimi të hapur, duke treguar se sot është e mundur që të sigurohet kontrolli kolektiv dhe demokratik i fatit të shoqërisë.
Politikat e Bashkimit Evropian mbeten në pjesën më të madhe një çështje e specialistëve, të cilët i studiojnë dhe i trajtojnë ato veç nga njëra-tjetra. Libri paraqet politikat e ndryshme evropiane në formë të përmbledhur dhe didaktike njëherazi, duke i sjellë ato në gjendjen e tyre aktuale pa referencat e të kaluarës.
Bota ka njohur mjaft episode baticash dhe zbaticash, si ky i fillim shekullit të XXI i cili shënon nisjen e një sprapsjeje të globalizimit ekonomik, i cili në vende të ndryshme u njoh edhe me termin ‘’mondializim’’. Përballë krizës globale të kapitalizmit, shohim tashmë qeveritë ose ekonomistët e shquar të djegin atë që e kanë adhuruar, tregun, dhe të rehabilitojnë shtetin që dikur e përbaltnin.
Ky libër paraqet përgjigjet e autorit për një sërë çështjesh themelore që i interesojnë një publiku të gjerë: – Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? – Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim? – Kush e bëri kalimin nga shoqëria periferike në shoqërinë piramidale? Partitë politike kundërshtare kanë bashkëpunuar apo janë përplasur për këtë çështje? – Përse partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, demokracitë e Perëndimit, e kanë mbështetur krijimin e shoqërisë piramidale?
Revolucioni dixhital dhe efekti i tij në rimodelimin e bizneseve dhe të ofertave në media ka rritur interesin për studimin e aspekteve ekonomike të medias. Ky botim i Ekonomisë së Medias fokusohet te ndikimi konkret i forcave ekonomike në operimin e industrisë së medias, duke u ndalur në disa nga konceptet ekonomike dhe problemet më kryesore që ndesh media.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale. E parashikuar nga Traktati i Nisës, ajo u thellua nga projekti i Kushtetutës Evropiane. Fusha të tilla si politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ose hapësirat për liri, siguri dhe drejtësi po përfshihen gradualisht në politikat komunitare. Ky libër studion institucionet e Bashkimit Evropian, veprimtarinë e tyre të përditshme, analizon mekanizmat e administratës franceze që sigurojnë lidhjet me Brukselin dhe paraqet ndryshimet që do të ndodhin kur të jetë ratifikuar Traktati Kushtetues.
Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, burimet e ndryshme të së drejtës si dhe strukturat e tyre politike. Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Qëllimi kryesor i këtij fjalori termash juridikë evropianë është që t’i japë mundësi lexuesit të kuptojë lehtësisht konceptet dhe shprehjet e përdorura gjerësisht nga juristët, specilaistët dhe mediat lidhur me atë që është rënë dakord të quhet Evropa. Në këtë fjalor nuk trajtohet vetëm Bashkimi Evropian. Objekt i shumë termave janë organizata të tjera evropiane, të tilla si Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut, OSBE, etj…

















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.