E Drejta e Biznesit e Bashkimit Evropian
Lek 2,000
Botimi i tretë vjen i përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky libër sjell pasqyrimin e rezultateve të pesë viteve zbatim të reformës së thellë të kontrollit “të decentralizuar “ të praktikave antikonkurrencë . Është analizuar legjislacioni i ri i ndihmave shtetërore, zhvillimet e fundit në fushën e kontrollit të përqëndrimeve, si dhe jurisprudenca më e fundit, duke shtruar pyetje mbi rolin akoma dhe më efikas që do t’i duhet të luajë tashmë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Botimi i tretë vjen i përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky libër sjell pasqyrimin e rezultateve të pesë viteve zbatim të reformës së thellë të kontrollit “të decentralizuar “ të praktikave antikonkurrencë . Është analizuar legjislacioni i ri i ndihmave shtetërore, zhvillimet e fundit në fushën e kontrollit të përqëndrimeve, si dhe jurisprudenca më e fundit, duke shtruar pyetje mbi rolin akoma dhe më efikas që do t’i duhet të luajë tashmë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Koleksioni: Drejtësi & Evropa |
Autori: Cyril Nourissat |
Nr. Faqesh: 602 faqe |
ISBN: 978-9928-4153-1-8 |
Ҫmimi Kopertinës: 2000 Lekë |
Pesha: 0.701 kg |
Autori |
---|
5 |
|
0 |
4 |
|
0 |
3 |
|
0 |
2 |
|
0 |
1 |
|
0 |
Thank you!
Your review has been submittedLibra të ngjashëm
Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, burimet e ndryshme të së drejtës si dhe strukturat e tyre politike. Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
Ky libër ka si qëllim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia, depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet si dhe disa marrëveshje plotësuese sipas të drejtës civile apo sipas të drejtës tregtare. Pjesë e koleksionit LEX, së bashku me ‘’Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës’’ dhe ‘’Detyrimet’’, të gjitha këto shtjellime janë pjesë e një të tëre. Ky koleksion bën të mundur përqasjen dhe zbulimin e modeleve, të cilat në të drejtën civile tradicionale përbëjnë thelbin e lëndës së kontratave.
E drejta ndërkombëre private si degë e së drejtës e sistemit juridik të një shteti konkret përfaqëson tërësinë e normave juridike me anën e të cilave rregullon marrëdhëniet juridike private ku paraqitet (është i pranishëm) elementi i huaj juridiko-privat.
Kodi Civil i Mbretërisë Shqiptare, miratuar më 1 prill 1929 i hartuar nën ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastësisht Kodi Civil i Zogut. Ai do të përfaqësonte një risi në realitetin që prezantonte shteti dhe shoqëria shqiptare e asaj kohe. Risjellja në jetë e këtij Kodi, nëpërmjet ribotimit në këtë përvjetor të 81-të të tij, pavarësisht kohës së gjatë që ka kaluar, bën që edhe sot ai të ruajë karakterin bashkëkohor, individualitetin dhe integritetin e tij.
Politikat e Bashkimit Evropian mbeten në pjesën më të madhe një çështje e specialistëve, të cilët i studiojnë dhe i trajtojnë ato veç nga njëra-tjetra. Libri paraqet politikat e ndryshme evropiane në formë të përmbledhur dhe didaktike njëherazi, duke i sjellë ato në gjendjen e tyre aktuale pa referencat e të kaluarës.
Sfera e të drejtës sociale nuk i ka shpëtuar lëvizjes së mondializimit dhe rajonalizimit të së drejtës, e cila u shfaq në fillim të shekullit të XX-të, duke i përballur të drejtat kombëtare me influencën e normave ‘’ të huaja’’ që kishin origjinë dhe intensitete të ndryshme. Në këtë mënyrë u zhvilluan disa burime të së drejtës sociale. Libri ndahet në dy pjesë: E drejta sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e qarkullimit të lirë të personave dhe E Drejta Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e ndërmarrjes.
Analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, tregues i sfidave të ndryshme, i raporteve të forcave dhe skenarëve që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes; midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale. E parashikuar nga Traktati i Nisës, ajo u thellua nga projekti i Kushtetutës Evropiane. Fusha të tilla si politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ose hapësirat për liri, siguri dhe drejtësi po përfshihen gradualisht në politikat komunitare. Ky libër studion institucionet e Bashkimit Evropian, veprimtarinë e tyre të përditshme, analizon mekanizmat e administratës franceze që sigurojnë lidhjet me Brukselin dhe paraqet ndryshimet që do të ndodhin kur të jetë ratifikuar Traktati Kushtetues.
Detyrimet janë një pjesë thelbësore e të drejtës, bazat e të cilave duhet të njihen nga të gjithë ata që merren me çështjet juridike. Ky libër vjen me një botim tërësisht të përditësuar me reformat ligjore dhe të rejat e fundit nga jurisprudenca duke u ndalur jo vetëm në përshkrimin e tyre por duke shpjeguar edhe se ku bazohen si dhe kontradiktat që kanë ndonjëherë.
E Drejta Penale Evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe ndërkombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës. Kjo e drejtë ka si qëllim zhvillimin e bashkëpunimit midis Shteteve, si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Qëllimi kryesor i këtij fjalori termash juridikë evropianë është që t’i japë mundësi lexuesit të kuptojë lehtësisht konceptet dhe shprehjet e përdorura gjerësisht nga juristët, specilaistët dhe mediat lidhur me atë që është rënë dakord të quhet Evropa. Në këtë fjalor nuk trajtohet vetëm Bashkimi Evropian. Objekt i shumë termave janë organizata të tjera evropiane, të tilla si Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut, OSBE, etj…
Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.