Bli Tani

16 rezultate

  • Rendit sipas
    ...
Filtra
Çmimit
  • Gomonia Original price was: Lek 1,200Current price is: Lek 1,080

    Donin që unë të thosha, dhe e di mirë këtë, donin që unë të thosha: ti nuk do të vdesësh, unë do të të shpëtoj. Dhe jo sepse do t’i shpëtoja vërtet, jo sepse do të bëja detyrën time dhe atë që duhej: të dërgoja ndihmë. Por donin që ta thosha, të paktën ta thosha, qoftë edhe vetëm sa për ta thënë.
    Por unë thashë: Ti nuk do të shpëtosh…
    * * *
    Në nëntor 2021, mbytja e një gomoneje me migrantë në Ngushticën e La Manshit shkaktoi vdekjen e njëzet e shtatë personave. Megjithëse kërkuan pa pushim ndihmë, qendra e vëzhgimit nuk dërgoi asnjë mjet shpëtimi.
    I frymëzuar nga ky fakt real, ky krijim tërësisht letrar, shtjellon çështjen e të keqes dhe përgjegjësisë kolektive, nëpërmjet portretit të një punonjëseje të qendrës së vëzhgimit e cila, ndoshta, atë natë edhe vetë ka pësuar një lloj mbytjeje.

    Vincent Delecroix shkrimtar dhe filozof francez është fitues i çmimeve Valery Larbaud (2007) për Ajo që ka humbur dhe i Çmimi i Madh për Letërsinë i Akademisë Franceze (2009) për Varri i Akilit. Romani i tij Gomonia, i zgjedhur për Goncourt 2023, ishte finalist për International Booker Prize 2025.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Agjenti Francez Original price was: Lek 1,000Current price is: Lek 900

    Agjenti francez, libri i tretë i trilogjisë “Të vërtetat që besoj”, rrëfen jetën e jashtëzakonshme të Agron Aranitasit: djalit të dy partizanëve në Luftën e Dytë Botërore, inxhinierit që modernizoi Televizionin Shqiptar dhe njeriut që, në sytë e Ramiz Alisë, u konsiderua një “idiot politik”. Nga përpjekjet për ta kthyer transmetimin në ngjyra si sfidë të regjimit komunist ndaj Titos së Jugosllavisë, udhëtimet në Europë për të marrë teknologjinë më të avancuar, këngët e Bitëllsave, dhe pastaj, ndërsa paranoja apo racionaliteti i Enver Hoxhës nisi të zhdukte bashkudhëtarët e tij, ai përshkon sfidat e një sistemi që filloi të gllabëronte bashkëpunëtorët e vet, përfshirë vjehrrin e tij, Kadri Hazbiun. I internuar në Fushë-Arrëz, në një hapësirë lëvizjeje prej vetëm një kilometri e gjysmë, i rrethuar nga bora,ngricat, minjtë që hëngrën këmishën e blerë në Paris,Aranitasi përballet me kushte të vështira, nën presionin e manipulatorëve tinzarë e kurthanjos të ethshëm ta
    futnin edhe atë në burg, pasi ishte i damkosur nga Tirana, rriti vajzën e djalin e tij, fitoi zemrat e fusharr-zakëve dhe betejën me Sigurimin.
    Pastaj, Aranitasi ndërtoi televizione duke ruajtur dinjitetin dhe integritetin e tij, përherë i qeshur, me një poezi
    të Eseninit ose Fatos Arapit, përshëndeste miqtë dhe falte “mëkatarët”.

    Agron Aranitasi, dëshmitar i diktaturës dhe makinerisë së saj të pamëshirshme, i internimit të gjatë në Fushë-Arrëz të Pukës dhe i viteve të pasrënies së regjimit komunist, njeriu që ka kaluar nëpër dritë dhe errësirë, midis pushtetit dhe dënimit, heshtjes dhe fjalës së lirë, rrëfen me guxim dhe kthjelltësi këtë udhëtim të mundimshëm drejt të vërtetave që ai beson.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Kur foli Kadri Hazbiu Original price was: Lek 1,500Current price is: Lek 1,350

    “Kur foli Kadri Hazbiu” përbën volumin e dytë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj” nga Agron Aranitasi dhe fokusohet mbi një prej figurave më të fuqishme dhe më të debatueshme të Shqipërisë komuniste, ish-min- istrin e Brendshëm më jetëgjatë, Kadri Hazbiun, njeriun në zemër të mekanizmit të pushtetit komunist që për dekada drejtoi Sigurimin e Shtetit. Mes besnikërisë dhe dyshimit, mes detyrës dhe fatit, përjetoi tragjedinë e pushtetit dhe, në fund, u përball me sistemin që kishte ndihmuar të krijohej.

    Libri ndriçon rolin e tij në ruajtjen e integritetit të shtetit, në periudha të mbushura me tensione të brendshme dhe rreziqe të jashtme, qëndrimin ndaj çështjes kombëtare, në sfidat e kufirit, si dhe luftën e tij ndaj bandave diversioniste që kërcënonin sigurinë e vendit në vitet e Luftës së Ftohtë dhe fitoren në lojën me shërbimet e fuqishme sekrete të Perëndimit. Por më e fuqishme se gjithçka tjetër është fjala e tij e fundit në gjyq. një akt tragjik guximi dhe vetëdijeje që shënon fundin e një epoke dhe fillimin e një kuptimi të ri për mekanizmat e frikës dhe pushtetit. Përmes dokumenteve, dëshmive dhe analizave të mbështetura në fakte e dokumente, Agron Aranitasi ndërton portretin e shumefaqshëm dhe rrugëtimin e njeriut që dikur i shërbeu shtetit të diktaturës, dhe që në fund u përball me të, por nuk u përkul, i vetëm.

    Agron Aranitasi, dëshmitar i diktaturës dhe makinerisë së saj të pamëshirshme, i internimit të gjatë në Fushë-Arrëz të Pukës dhe i viteve të pasrënies së regjimit komunist, njeriu që ka kaluar nëpër dritë dhe errësirë, midis pushtetit dhe dënimit, heshtjes dhe fjalës së lirë, rrëfen me guxim dhe kthjelltësi këtë udhëtim të mundimshëm drejt të vërtetave që ai beson.

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • TË VËRTETAT QË BESOJ Rënia e triadës dhe pasardhësi Original price was: Lek 1,500Current price is: Lek 1,350

    “Rënia e Triadës dhe pasardhësi” përbën volumin e parë të trilogjisë “Të vërtetat që besoj” dhe përfaqëson përpjekjen për t’iu afruar me fakte, dokumente, dëshmi dhe përshkrim të ngjarjeve të jetuara disa të vërtetave aq të përfolura dhe shpesh të tjetërsuara mbi personazhet ky e të historisë shqiptare nga vitet 1945-1990.

     

    Dhimbja, frika e zbulimit të së shkuarës apo edhe interesa meskine kanë bërë që shpesh faktet dhe dëshmitë mbi personazhet e kësaj vepre të tjetërsohen, manipulohen dhe të keqpërdoren gjatë këtyre 35 viteve.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • BOTIM I RI-10%Limited
    Histori të Samurajëve Legjendarë
    Histori të Samurajëve Legjendarë Original price was: Lek 2,000Current price is: Lek 1,800

    Historia, filozofia dhe kultura japoneze përmes figurave legjendare japoneze.

    Rrëfime të shkurtra, dinamike dhe vizatime karakteresh mbresëlënese.

    Mësime të çmuara jete të cilat na njohin me vlera të qëndrueshme dhe universale si ndërshmëria, përgjegjësia, respekti dhe guximi moral.

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • BOTIM I RI-10%Limited
    Kapela lëkurë-leopardi
    Kapela lëkurë-leopardi Original price was: Lek 800Current price is: Lek 720

    Për njëzet vjet, pesëmbëdhjetë vjet, e gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës, Tregimtari e pat fiksuar vështrimin te Fania, mikja e tij. Ai ishte i ndjeshëm ndaj trupit të saj të fortë, të ngjeshur dhe ndonjëherë gjysmë të vdekur si ai i Njeriut të Ngurtësuar. Në këtë trup, diçka kishte ngrirë dhe nuk qarkullonte: gjaku? limfa? Pikërisht me fjalë, me fjalët e tij – gjëra të varfra – Tregimtari përpiqej t’i jepte jetë atij trupi, që atje të vlonte jeta, e guximshme, e cila mbahej e mbledhur te Fania në zgavrën e barkut si një grusht i shtrënguar, një gur, një fëmijë i vdekur, një kafshë e mjerë e balsamosur.

    Fania është qenie e pade­përtueshme. Herë pas here, ajo zbulon aspekte  të  veçanta të personalitetit të saj. Gruaja e re me shikim të humbur mund të jetë e gëzuar, e qeshur, djallëzore. Pas maskës së lëmuar që ajo u ofron atyre përreth saj, ka Fani të tjera… Por këto Fani mbeten të mbyllura në një zarf të ngurtë, mishor. Fania mbart një dhimbje brenda saj ajo është “ndryshe”. Kjo është pyetja që Tregimtari shtron pa u lodhur.

    Anne Serre, finaliste e International Booker Prize 2025 me romanin Kapela lëkurë -leopordi përkthyer në anglisht, është fituese e çmimit Goncourt  për  tregimin  në  vitin 2020 me  përmbledhjen  zemër një vere të artë.

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • BOTIM I RI-10%Limited
    Ndëshkimi i dytë i Evës
    Ndëshkimi i dytë i Evës Original price was: Lek 1,500Current price is: Lek 1,350

    Adrian Nuri heton ç’fshihet pas rrëfimit biblik mbi krijimin e njeriut.

    Cilët kanë qenë Adami dhe Eva?

    Çfarë mëkati kishin bërë vetëm se kërkuan dituri? Mos vallë nuk ka pasur fare mëkat, as ndëshkim? Mos gjithçka është stisur?

    Situata ndërlikohet. Adriani ndjen se një dorë e panjohur po e torturon. Ndodhet i ndryrë brenda mitit që po heton.

    Një mëkat i rëndë ka shkërmoqur shoqërinë.
    Mos është vonë për të vepruar?

    ➡️ Librin do e gjeni në rrjetin e zakonshëm të librarive (Adrion, Tirana Books, Dita, Booland, Valentini, Onufri, Shtëpia e Librit, Plisi, Leximtari…) si edhe në rrjetin e të gjitha librarive.
    ➡️Librin mund t’jua dërgojmë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në ���� dhe kudo në ��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit , dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    Çmimi 1 500 lekë, pagesa on line me kartë ose në cash.
    Porosia bëhet :
                      📌 këtu në vijim te kategoria BLI TANI,
                      📌 por edhe tani direkt me ��069 36 41 353, whatsapp,
                      📌 në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/
                      📌instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/

     

     

  • Rebelët e Adriatikut Kryengritja e Vlorës dhe Rebelimi i Ankonës në 1920 Original price was: Lek 900Current price is: Lek 810

    Qershor 1920: Lufta e Parë Botërore ka përfunduar dy vite më parë, por anije luftarake, në të cilat valëvitettrengjyrëshi i Marinës ushtarake italiane, zbrazin topat mbi të dy brigjet e  Adriatikut.
    Përballë Vlorës bombardojnë pozicionet e kryengritësve, të cilët, duke valëvitur flamurin kuqezi të pavarësisë shqiptare, po rrethojnë qytetin për t’i dhënë fund pushtimit italian. Në Ankona, përkundrazi, ato hedhin granata mbi bastionet e rebelëve italianë, bersalierëve dhe punëtorëve, të cilët shpalosin flamujt kuqezi të revolucioni shoqëror.
    Përtej përshtypjes së krijuar nga kjo pamje, në faktet e atyre javëve mund të përcaktojmë disa të vërteta historike, të cilat zakonisht nuk kanë qenë fort të vlerësuara.

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

     

     

     

  • BOTIM I RI-10%Limited
    Roman Natyral
    Roman Natyral Original price was: Lek 800Current price is: Lek 720

    Një roman i pazakontë : i drejtpërdrejtë, tronditës, ironik. Pas një ndarjeje të dhimbshme dhe lajmit se gruaja e tij pret një fëmijë nga një tjetër, një burrë përpiqet të rindërtojë jetën  dhe veten  përmes shkrimit. Por si mund të tregohet një histori personale, kur ajo vetë është e patregueshme? Roman natyral është një rrëfim i çuditshëm dhe i çiltër, ku bashkëjetojnë dashuria, braktisja, humori absurd dhe kujtimet më intime. Një burrë që bëhet endacak për të shkruar për një endacak. Një botë e parë nga sytë e mizave. Një histori tualetesh që bëhen vende lirie në diktaturë.

    Një roman që sfidon rregullat e rrëfimit dhe na kujton se bukuria qëndron te dyshimi. Autori shkruan : “Do të doja që të thuhej: Ky roman është i bukur sepse është i thurur me dyshime.”  Një nga romanet më të veçantë dhe më të guximshëm të letërsisë bullgare bashkëkohore.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Xhakaranda Original price was: Lek 1,200Current price is: Lek 1,080
    Çfarë sekretesh fsheh hija e xhakarandës, pemës së dashur të Stelës? Mikut të saj Milanit do t’i duhet shumë kohë për ta zbuluar këtë. Vite të tëra për të zbuluar heshtjet e Ruandës, akoma e rrënuar nga gjenocidi i Tutsive.  Duke u dhënë zë të humburve, të rinjtë do t’i shpëtojnë vetmisë. Dhe do të gjejnë paqen pranë brigjeve të mrekullueshme të liqenit Kivu.  Me butësinë e tij origjinale, Gaël Faye na tregon historinë e tmerrshme, të shtrirë në katër breza, të një vendi që, pavarësisht gjithçkaje, përpiqet të dialogojë dhe të falë.

     Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.

     

  • Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë Original price was: Lek 1,500Current price is: Lek 1,200

    Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik, përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare…

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Shqipëria prej letrave – studim mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur Original price was: Lek 1,800Current price is: Lek 1,620

    Ky libër shqyrton një hapësirë gati të paprekur, atë të botës së letrave të personaliteteve që mëtonin pavarësinë, hidhnin idetë për arsimin dhe kulturën kombëtare dhe synonin përgatitjen dhe rritjen e mendësisë për shtetësinë tonë.

    I shoqëruar me një përzgjedhje faksimilesh origjinale të letrave të pabotuara më parë të figurave kryesore kombëtare si Konstandin Kristoforidhit, Sami Frashërit, Jeronim De Radës, Motrave Qiriazi, Ismail Qemalit, Rauf Ficos, Bajram Currit, Rexhep Mitrovicës, Lumo Skëndos, Faik Konicës, Ahmet Zogut, Nolit, Syrja dhe Eqerem bej Vlorës, At Fishtës, At Gjeçovit, Dom Mjedës, Patër Anton Harapit, Lef Nosit, Mustafa Merlika-Krujës, Migjenit, Vasil Shantos, Ramiz Alisë, Petro Markos, prof. Kondës, Ernest Koliqit, Ilo Qafëzezit, Medar Shtyllës e shumë të tjerëve, të cilat përbëjnë një shtojcë integrale, ai jep një tablo të plotë mbi epistolarët e shqiptarëve të njohur.

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • A Edukojmë Qytetarë në Shkollë? Original price was: Lek 1,000Current price is: Lek 800

    Të vijosh sot me edukimin narrativ në shkollë, që e paraqet realitetin si statik, të izoluar, të parashikueshëm dhe të shkëputur nga përvoja jetësore e të rinjve, nënkupton formimin dogmatik të tyre, që nuk i përgjigjet një shoqërie demokratike në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” analizon në mënyrë shterruese dhe të pasur me paraqitje vizuale mënyrën e përcjelljes së dijes në lëndë të shkencave humane e sociale në arsimin e mesëm të ulët dhe të lartë në Shqipëri. Duke u mbështetur në qasjen teorike ndaj njohjes së John Dewey, Maurice Merleau – Ponty, Paul Ricoeur, Karl Popper, etj., dhe burimet e gjeneruara nga kërkimi empirik, studimi analizon sa dhe si transmetohet dija nëpërmjet programeve mësimore, teksteve shkollore dhe metodave të mësimdhënies. Nëpërmjet analizës sasiore dhe cilësore të instrumenteve të procesit mësimor dhe aktorëve socialë të përfshirë në të, studimi nxjerr në pah se edukimi në Shqipëri vazhdon të vuajë nga “sëmundja narrative”, se dija e përcjellë brezit të ri është jo plurale, e padiversifikuar dhe e pakontekstualizuar, se nuk është kapërcyer kontradikta mësues-nxënës, dhe se familja nuk është pjesë integrale e përvojës mësimore të fëmijës.

    Libri “A edukojmë qytetarë në shkollë?” i drejtohet studiuesve dhe politikëbërësve në fushën e arsimit, mësuesve, prindërve, por edhe një audience më të gjerë të interesuar për problematikat dhe sfidat e shkollës sot për edukimin me botëkuptim demokratik të të rinjve, që të veprojnë si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm për mirëfunksionimin e një shoqërie demokratike.

     

     

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • BOTIM I RI-10%Limited
    Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve
    Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve Original price was: Lek 1,200Current price is: Lek 1,080

    Janina Dushejko jeton vetëm në një zonë malore të izoluar, në Luginën e bukur Klloxka. Grua e moshuar, paksa ekscentrike, inxhiniere në pension, ajo adhuron natyrën, astrologjinë dhe veprën e William Blake. Një mëngjes ajo gjen një komshiun e vet të vdekur në kuzhinën e tij, të mbytur me një kockë të vogël. Ky është fillimi i një serie të gjatë krimesh misterioze në vende ku gjenden gjurmë
    kafshësh. Policia heton. Të gjitha viktimat i bashkonte pasioni për gjuetinë. Kur Janina Dushejko përpiqet të paraqesë teorinë e saj mbi këtë çështje, të gjithë e marrin për të çmendur… Si mund ta besonin se kafshët  po hakmerreshin ndaj vrasësve të tyre?

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Evropa Politike Original price was: Lek 1,000Current price is: Lek 800
    Historia , krizat, zhvillimet dhe prespektivat e praceseve të integrimit.
    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
  • Të Instagramuarit Original price was: Lek 1,000Current price is: Lek 800

    “Në kafene, vetëm ose me miq, ata qëndrojnë gati. Në pritje të lajmit, vazhimisht si në ethe, rrinë me telefon në dorë. Në darkë nuk shkojnë për të fjetur pa kontrolluar telefonin dhe në mëngjes e kapin para se të hapin sytë për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Por çfarë saktësisht?”

    Në Lidhjet e rrezikshme të epokës së Instagramit, Éliette Abécassis përshkruan në mënyrë të paprecedentë një brez të lindur në fillim të viteve 2000, pre i varësisë dhe dhunës së shkaktuar nga rrjetet sociale. Një roman therës që analizon kohën tonë dhe mëdyshjet për të cilat nuk kemi përgjigje.

     

    ➡️ Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri���� dhe kudo në Botë��.
    ��Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.✈️
    ➡️Porosia bëhet këtu në vijim te kategoria BLI TANI, por edhe direkt me ��069 36 41 353, whatsapp, në messenger https://www.facebook.com/Botimetpapirus/instagram https://www.instagram.com/p/Cxcp7QMtZtl/
    ➡️Pagesa on line paypal me kartë ose në cash.
Shporta ime
Dëshirat
Shfletuar së fundi
Kategoritë