Vend i vogël
Lek 1,200
“Dikur jetohej pa pasur nevojë t’ia shpjegoje vetes. Ku më pyesnin “Si je?”, përgjigjesha “Mirë!”, pa u menduar fare. Lumturia ta kursen të menduarin. Vetëm më vonë nisa të ndalesha te kjo pyetje e t’i përgjigjesha vagullt. Madje të gjithë kishin nisur të përgjigjeshin vetëm “Ashtu-kështu”. Sepse, pas gjithë asaj që na kishte ndodhur, jeta nuk mund të shkonte më krejt mirë.”
Dikur, Gabrieli argëtohej me shokët, në atë copë parajse ku jetonin. Pastaj, harmonia familjare u shpërbë, bashkë me “vendin e tij të vogël”, Burundin, që Historia e goditi pa mëshirë.
Më vonë, ai ringjall një botë të humbur përgjithmonë: zemrën që rreh, mendimet e thella, të qeshurat e shpenguara, xhakarandat në lulëzim … fëmijërinë, butësie e saj të pafundme, dhimbjet që nuk na shqiten kurrë.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Gaël Faye, shkrimtar, kompozitor dhe këngëtar, fitoi çmimin “Goncourt des lycéens”, me romanin Vend i vogël, në vitin 2016, dhe çmimin “Renaudot”, me romanin Xhakaranda, në vitin 2024.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
“Dikur jetohej pa pasur nevojë t’ia shpjegoje vetes. Ku më pyesnin “Si je?”, përgjigjesha “Mirë!”, pa u menduar fare. Lumturia ta kursen të menduarin. Vetëm më vonë nisa të ndalesha te kjo pyetje e t’i përgjigjesha vagullt. Madje të gjithë kishin nisur të përgjigjeshin vetëm “Ashtu-kështu”. Sepse, pas gjithë asaj që na kishte ndodhur, jeta nuk mund të shkonte më krejt mirë.”
Dikur, Gabrieli argëtohej me shokët, në atë copë parajse ku jetonin. Pastaj, harmonia familjare u shpërbë, bashkë me “vendin e tij të vogël”, Burundin, që Historia e goditi pa mëshirë.
Më vonë, ai ringjall një botë të humbur përgjithmonë: zemrën që rreh, mendimet e thella, të qeshurat e shpenguara, xhakarandat në lulëzim … fëmijërinë, butësie e saj të pafundme, dhimbjet që nuk na shqiten kurrë.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Gaël Faye, shkrimtar, kompozitor dhe këngëtar, fitoi çmimin “Goncourt des lycéens”, me romanin Vend i vogël, në vitin 2016, dhe çmimin “Renaudot”, me romanin Xhakaranda, në vitin 2024.
“Me këto net dhe me këto jetë, me këto gra që vrapojnë, me këto zemra që luftojnë, me këto çaste aq dërrmuese sa nuk mund të maten me kohën, duhej bërë diçka. Në çdo faqe qëndron pamundësia për të thënë të gjithë të vërtetën, por edhe dëshira e dëshpëruar për të kërkuar të vërtetën sa më pranë jetës, natës, zemrës, trupit dhe shpirtit.Nga këto tri gra, duhej nisur me të parën, me atë që sapo kishte mbushur njëzet e pesë vjeç kur vraponte dhe që është e vetmja ende gjallë sot. Kjo grua jam unë…”Romani Errësirë në zemër ndërthur tri histori grash viktima të dhunës së partnerëve. Në kufirin e brishtë mes forcës dhe poshtërimit, Nathacha Appanah shqyrton enigmën e padurueshme të femicidit bashkëshortor, kur errësira e zezë zë vendin e dashurisë.Nathacha Appanah me romanin Errësirë në zemër është fituese e çmimeve “Femina” 2025, “Renaudot des lycéens” 2025, “Goncourt des lycéens ” 2025.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Roman për dashurinë që nuk kërkon të zotërojë, për artin si strehë dhe për mënyrën se si një ndjenjë e vetme mund t’i japë kuptim një jete të tërë.
Një histori dashurie e ndërtuar mbi heshtjen, muzikën dhe pritjen.
Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare Hanes Prageri bie në dashuri me vajzën Polina. Për t’i treguar dashurinë djali i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm kompozon një melodi që përfshin të gjitha ëndjet dhe dëshirat e Polinës. Por jeta e tij merr një kthesë të paparashikuar. Hanesi pushon së luajturi piano, dhe rrugët e tij ndahen nga ato të Polinës. Pas vitesh të tëra, gjatë të cilave ai nuk ndjen asgjë tjetër përveçse boshllëk, Hanesi e kupton: duhet të rigjejë Polinën. Dhe e vetmja gjë me të cilën mund të arrijë atë është melodia e saj.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Në fundin e Shëtitores së Diellit ngrihet Muri i Berlinit. Pas tij është Perëndimi; përpara tij, jeta e Mihas dhe e miqve të vet. Ata ëndërrojnë muzikën e ndaluar, bien në dashuri, bëjnë marrëzira dhe shpikin mënyra për t’i shpëtuar monotonisë së sistemit.Për këta të rinj bota përtej Murit është njëkohësisht e afërt dhe e paarritshme. Por propaganda, frika dhe kontrolli nuk mund ta shuajnë humorin, fantazinë dhe dëshirën për të jetuar.Shëtitorja e Diellit, roman kult i letërsisë gjermane bashkëkohore, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ekranizuar me sukses.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
| Koleksioni: Letërsi |
| Autor: Gaël Faye |
| Nr. Faqesh: 240fq |
| ISBN: 9789928325679 |
| Ҫmimi Kopertinës: 1200 Lekë |
| Pesha: 0.300 kg |
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
You may also like…
Xhakaranda, si pema e lindur dhe e rritur mes errësirës dhe dritës, i ngre himn njerëzimit, paradoksal, plot dashuri dhe gjallëri.
Në fundin e Shëtitores së Diellit ngrihet Muri i Berlinit. Pas tij është Perëndimi; përpara tij, jeta e Mihas dhe e miqve të vet. Ata ëndërrojnë muzikën e ndaluar, bien në dashuri, bëjnë marrëzira dhe shpikin mënyra për t’i shpëtuar monotonisë së sistemit.Për këta të rinj bota përtej Murit është njëkohësisht e afërt dhe e paarritshme. Por propaganda, frika dhe kontrolli nuk mund ta shuajnë humorin, fantazinë dhe dëshirën për të jetuar.Shëtitorja e Diellit, roman kult i letërsisë gjermane bashkëkohore, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ekranizuar me sukses.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Jam ulur buzë detit, i them unë.
Unë dergjem në shtrat, thotë Lili, ma vë të dëgjoj valët.
Një copë herë heshtim. Unë e mbaj telefonin fare afër ujit, kërrusur përtokë derisa më lagen këmbët.
Lili lodhet që në mesditë, harron shumë, edhe kohën.
Natën e mirë, më thotë, megjithëse ora është vetëm tre e pasdites.
Faleminderit, shton Lili, për gjithçka dhe për ty.
Mos është ndonjë lamtumirë kjo?, e pyes unë.
“Romani i pazakontë për dashurinë dhe familjen i Meral Kureyshit është një libër thellësisht poetik, po aq i qetë sa edhe i fuqishëm dhe ndër më të mirët që mund të gjendet aktualisht në letërsinë zvicerane.” Daniel Graf, Republik
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
“Me këto net dhe me këto jetë, me këto gra që vrapojnë, me këto zemra që luftojnë, me këto çaste aq dërrmuese sa nuk mund të maten me kohën, duhej bërë diçka. Në çdo faqe qëndron pamundësia për të thënë të gjithë të vërtetën, por edhe dëshira e dëshpëruar për të kërkuar të vërtetën sa më pranë jetës, natës, zemrës, trupit dhe shpirtit.Nga këto tri gra, duhej nisur me të parën, me atë që sapo kishte mbushur njëzet e pesë vjeç kur vraponte dhe që është e vetmja ende gjallë sot. Kjo grua jam unë…”Romani Errësirë në zemër ndërthur tri histori grash viktima të dhunës së partnerëve. Në kufirin e brishtë mes forcës dhe poshtërimit, Nathacha Appanah shqyrton enigmën e padurueshme të femicidit bashkëshortor, kur errësira e zezë zë vendin e dashurisë.Nathacha Appanah me romanin Errësirë në zemër është fituese e çmimeve “Femina” 2025, “Renaudot des lycéens” 2025, “Goncourt des lycéens ” 2025.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Roman për dashurinë që nuk kërkon të zotërojë, për artin si strehë dhe për mënyrën se si një ndjenjë e vetme mund t’i japë kuptim një jete të tërë.
Një histori dashurie e ndërtuar mbi heshtjen, muzikën dhe pritjen.
Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare Hanes Prageri bie në dashuri me vajzën Polina. Për t’i treguar dashurinë djali i bekuar me një talent të jashtëzakonshëm kompozon një melodi që përfshin të gjitha ëndjet dhe dëshirat e Polinës. Por jeta e tij merr një kthesë të paparashikuar. Hanesi pushon së luajturi piano, dhe rrugët e tij ndahen nga ato të Polinës. Pas vitesh të tëra, gjatë të cilave ai nuk ndjen asgjë tjetër përveçse boshllëk, Hanesi e kupton: duhet të rigjejë Polinën. Dhe e vetmja gjë me të cilën mund të arrijë atë është melodia e saj.
Librin mund t’jua dërgojmë në mënyrë të personalizuar në adresën që ju dëshironi, në Shqipëri
dhe kudo në Botë
.
Libra të ngjashëm
‘’Përse, Gur? Deri vonë kam pasur një zakon. Në çdo vend ku shkoja merrja nga një gur si kujtim. Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta…”
Një vëllim me novela dhe me tregime të shkurtra ku lexuesi do të gjejë skena, histori, ngjarje artistike dhe personazhe që shpesh rrethohen me një vello të çuditshme, ndonjëherë edhe misterioze. Diku personazhi kthehet për të gjetur pas 30 vitesh të dashurën e tij në një kryeqytet të huaj. Diku, një qytet i tërë bëhet dëshmitar i disa skenave luftimesh në një nga sheshet kryesore të tij, por beteja është në kufijtë e paradoksit sepse ndeshen ushtri të kohëve të ndryshme. Çfarë ka ndodhur në këtë haluçinacion kolektiv?
Në një ndërthurje mes historisë dhe reportazhit Fatos Baxhaku përmbledh dhjetëra mijëra faqe rrëfim mbi fatet e personazheve më të njohur të kohës nga Arbëria deri në Detin Mesdhe. Ҫdo kapitull rrëfen historinë e një figure historike duke u ndalur në të dhëna të pathëna më parë. Bëmat e lundërtarëve dhe luftëtarëve arbër nuk mbeten vetëm si rrëfenja të kohës, por këta personazhe kanë ndërtuar identitetin e tyre i cili mbijeton deri në ditët tona.
Winston Churchill, Katerina e Madhe, Albert Speer, Caravaggio, Maria Callas, Albert Einstein, janë figurat historike të cilët ndërtojnë rrëfimin e librit të parë të Arjan Konomit. Gjashtë personazhe të epokave dhe eksperiencave të ndryshme ndërtojnë subjektin e librit duke nxitur kuriozitetin dhe mundësinë e njohjes të shumë fakteve jetësore të disa prej figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit.
Shkrime të kolonelit André Ordion të paraqitura nga nipi, Dominique Danguy des Déserts. Koloneli André Ordion jetoi në Shqipëri në vitet 1917- 1925, periudhë kjo gjatë të cilës ai shkroi në lidhje me Shqipërinë dhe Perëndimin e Maqedonisë. Këto shkrime nuk u botuan por u ruajtën nga trashëgimtarët e tij dhe ishte nipi i tij Dominique Danguy des Déserts që i botoi. Refleksionet, përshtypjet, mendimet e para të të hedhura në formë shënimesh, vijnë për herë të parë në një botim shumë interesant për lexuesin, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e rrugëtimit të kolonel Ordionit në Ballkan.
Ambicia për pushtet vë përballë prijës dhe vartës, aristokratë dhe plebenj duke treguar edhe një herë fuqinë që ka pushteti edhe në prishjen e shumë marrëdhënieve njerëzore. Miqësi, tradhti, intrigë, dashuri dhe luftë, ky libër i parë i trilogjisë mbi Perandorinë Romake rikthen vëmendjen jo vetëm drejt historisë së Romës si Republikë, por edhe te dualitetet jetësore, të cilat i përkasin çdo kohe. A do të mundet Ciceroni, një senator i ardhur jo nga radhët e aristokratëve, të bëhet, falë forcës së oratorisë së tij, konsull i Romës?
Tri pjesë, tre histori, tre rrëfime paralele të lidhura nga një titull ndërtojnë subjektin e triptikut, Prill. Rikthehemi pas 83 vite, te një rrëfim sa fiktiv po kaq edhe historik i një prej periudhave që la gjurmë në historinë e popullit tonë e vështruar tashmë prej një këndvështrimi tjetër.E shkruar gati para dyzet viteve, autori e kishte projektuar si një film të ndarë në tri pjesë, por ai arrin të skenarizojë vetëm pjesën e dytë të tij.
Për t’u mbrojtur nga provincionalizimi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m’u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri – tjetrin – na ndante largësia e 2500 vjetëve, por edhe një lloj distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirës dhe i butë, gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand,- shkruan Kapuscinski.
Përmbytja është një nga tri romanet historike që përbëjnë trilogjinë madhështore të Henryk Sienkiewicz kushtuar Polonisë: Me zjarr e hekur, Përmbytja, Vollodijovski. Të dyja vëllimet pasqyrojnë anën tragjike të jetës gjatë një prej periudhave më të trazuara dhe më të turbullta në gjithë historinë e Polonisë, e cila jepet përmes intrigash politike, rivalitetesh mes armiqve të saj, betejash, sulmesh, kurthesh, përmbytjesh, zjarresh… Aty gjendet gjithçka. Absolutisht gjithçka, madje edhe një nyjëtim i fortë dashurie…
Një rrëfim i shkurtër, në dukje sa i thjeshtë po aq edhe analitik. Kombinimi i stilit gazetaresk dhe atij letrar do të sjellë në qendër të subjektit disa pyetje dhe pikëpyetja mbi konceptin e tjetrit, si individ, në shoqëri dhe në kontekstin global. ‘’Që të mund të gjykosh për diçka, duhet të jesh atje’’ citon Kapuściński. Pra që ti të krijosh një mendim apo gjykim të saktë për Tjetrin, fillimisht duhet t’a njohësh atë.
Përrallat e Rojtarëve të Mençur të Detit është një lloj manifesti poetik,i cili na zhyt në botën imagjinare të mençurisë popullore, nga ngushtica e La Manche deri në Atlantik, nga deti Baltik deri në detin Mesdhe, nga ujrat e Paqësorit deri në detin e Japonisë… Një shëtitje përkrahë kafshëve ujore, heronjve legjendarë dhe peshkatarëve të thjeshtë. Takojmë princeshën Otojime të Japonisë, Plakun e detit të tartarëve, pirate të egra, sirena etj. Në këtë kohë “stuhish ekologjike” autorët i bëjnë thirrje talentit të tyre si tregimtarë, duke u bërë jehonë traditave popullore, për të kontribuar në zgjimin e ndërgjegjeve dhe për të ruajtur burimin e botës, pra detet, që janë mëmat që na ushqejnë, të bukura, por ndonjëherë edhe të tmerrshme, të pasura me legjenda universale, të cilat ndërtojnë botën tonë imagjinare, dhe çdo pikë uji e të cilave vadit planetin blu… Për të dëgjaur një përrallë klikoni këtu:
Fitues i çmimit prestigjoz Goncourt, ky roman sjell në qendër të rrëfimit historinë e mrekullueshme të dashurisë së një djali të vogël arab për një grua të moshuar çifute. Një dashuri pa kushte, besnike dhe sakrifikuese deri në vdekje. Një raport krejtësisht i pazakontë sa edhe tronditës, për shkak të personazhes çifute Madam Roza. A do të mundet Momo t’a ndihmojë Madam Rozën t’ia dalë mbanë në jetën e saj, të largohet nga ‘’vrima e saj çifute’’ dhe të jetojë një jetë të lirë?







Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.