A na duhen më gazetarët
Lek 1,000
Sa ka ndryshuar roli i gazetarisë si burimi i parë i informimit? Si transmetohet sot lajmi drejt audiencës? Për autorin Érich Scherer duhet që gazetarisë t’i rikrijohet funksioni, misioni dhe vendi në këtë areal të ri të ndarjes së informacionit. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë, veçanërisht i internetit përmes rrjeteve sociale krijoi një oaz të ri informimi duke anashkaluar mediat e vjetra. Ky model i ri informimi krijoi edhe një audiencë të re, e cila çdo ditë lexon dhe dëgjon informacione të pafiltruara.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Sa ka ndryshuar roli i gazetarisë si burimi i parë i informimit? Si transmetohet sot lajmi drejt audiencës? Për autorin Érich Scherer duhet që gazetarisë t’i rikrijohet funksioni, misioni dhe vendi në këtë areal të ri të ndarjes së informacionit. Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë, veçanërisht i internetit përmes rrjeteve sociale krijoi një oaz të ri informimi duke anashkaluar mediat e vjetra. Ky model i ri informimi krijoi edhe një audiencë të re, e cila çdo ditë lexon dhe dëgjon informacione të pafiltruara.
Koleksioni: Komunikim |
Autori: Éric Scherer |
Nr. Faqesh: 190 faqe |
ISBN: 978-9928-4153-3-2 |
Ҫmimi Kopertinës: 1000 Lekë |
Pesha: 0.301 kg |
Autori |
---|
5 |
|
0 |
4 |
|
0 |
3 |
|
0 |
2 |
|
0 |
1 |
|
0 |
Thank you!
Your review has been submittedLibra të ngjashëm
Është një libër me gjashtë pjesë që trajton mediat dhe mjeshtëritë e informacionit masiv. Autori ka menduar të paraqesë teoritë e mëdha të medias masive dhe të informacionit publik. Në mënyrë të përmbledhur gjenden idetë e mendimtarëve më të shquar të dy shekujve të fundit në këtë fushë. Të gjithë kërkojnë të vërtetën, kërkojnë fakte, duan ta verifikojnë informacionin e marrë, përpiqen të gjejnë shkaqet e ngjarjeve. Por, a e dimë gjithmonë qartë se cfarë është një fakt? A e dimë se çfarë kuptohet me termin «e vërtetë»? A e dimë se cfarë është lidhja shkak – pasojë dhe se si është transformuar mendimi njerëzor për këtë lidhje gjatë shekujve?
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik, përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare…
Shoqëri, në biznese, në familje, mes miqsh. Gjuha e librit është e thjeshtë dhe e kuptueshme sado ai prek tematika të rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot. Komunikimi është edhe transport. Por, përse ne kemi braktisur anijet, trenat, dhe qytetet janë përmbytur nga veturat që e kanë shtyrë këmbësorin në qoshet e rrugëve me trotuare të ngushtë ose fare pa to ? Çfarë bëhet me brezat e rinj që komunikojnë në rrjetet sociale me kodet imazhesh dhe lexojnë shumë pak libra?
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.
Vetëcensura paraqet në mënyrë të detajuar atmosferën brenda redaksive të informacionit në median shqiptare. Reflektim i një punë kërkimore mëse pesë vjeçare, libri zbardh në mënyrë të detajuar mekanizmin që detyron gazetarët të vetëcensurohen përballë presioneve të brendshme dhe të jashtme.
Libri ‘’Mjeshtëria e Hulumtimit’’ vjen me një botim të katërt, tashmë të përditësuar dhe të ripërpunuar, drejt një qëllimi të përbashkët: plotësimin e nevojave të hulumtuesve, jo vetëm të studentëve universitarë apo pasuniversitarë, por edhe të personave të përfshirë në sipërmarrje apo qeverisje, të cilët kryejnë dhe raportojnë hulumtime rreth çdo teme, akademike, politike apo tregtare. Këto zhanre punimi ndihmojnë për të zhvilluar dhe përpunuar projektet tona, për të zhvilluar linja të reja mendimi si dhe për të mësuar rreth vetë fushës ku bëjnë pjesë këto zhanre.
Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare. Proceset transformuese do të ndriçohen përmes disa prozhektorëve, nga perspektiva e shkencave politike, sociologjike dhe shkencave të komunikimit.
Komunikimi politik prej gati tridhjetë vitesh paraqitet si një objekt sudimi, i cili ngjall kuriozitet të nxitur më tepër nga pasioni për komunikimin sesa nga peripecitë e politikës. Prej shumë vitesh aktorët politikë kanë në dispozicion një tërësi teknikash (sondazhe, fokus grupe, rrjete sociale, etj) për të siguruar hapësirën mediatike në mënyrë që të jenë sa më shumë bindës. Kështu, komunikimi politik bashkon një tërësi teknikash dhe teorish të nevojshme për ushtrimin e pushtetit.
Revolucioni dixhital dhe efekti i tij në rimodelimin e bizneseve dhe të ofertave në media ka rritur interesin për studimin e aspekteve ekonomike të medias. Ky botim i Ekonomisë së Medias fokusohet te ndikimi konkret i forcave ekonomike në operimin e industrisë së medias, duke u ndalur në disa nga konceptet ekonomike dhe problemet më kryesore që ndesh media.
Propaganda autoritare nuk e lë individin të marrë në dorë fatin e vet, e bën atë ta kërkojë si ajri autoritetin sundues, ndryshe humbet toruan; se si njeriu mbetet në kërkim të “babait” dhe të “nënës”, pret urdhra, kërkon të mësohet, squllet, struket, emocionohet nga histeritë që shkakton pushteti, jo rrallë edhe qan para tij dhe për të! Pret prijësin! Ky libër analizon këtë aspekt të formimit psikologjik të individit që kërkon të rrënjosë propaganda, edukata, shkolla dhe kultura paternaliste.
Televizioni përmbysi rendin shoqëror të vendosur nga shtypi i shkruar dhe gazetarët e tij, duke imponuar ligjin e tij të informacionit, kulturës dhe zbavitjeve. Revolucioni numerik, globalizmi i ekonomisë krijuan një erë të re për informacionin, argëtimin, komunikimin dhe edukimin. Mediat sot janë një nga vendet e privilegjuara ku mund të vëzhgohet dhe kuptohet më mirë bota në të cilën jetojmë.
Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.