Ekonomia e Medias
Lek 900
Revolucioni dixhital dhe efekti i tij në rimodelimin e bizneseve dhe të ofertave në media ka rritur interesin për studimin e aspekteve ekonomike të medias. Ky botim i Ekonomisë së Medias fokusohet te ndikimi konkret i forcave ekonomike në operimin e industrisë së medias, duke u ndalur në disa nga konceptet ekonomike dhe problemet më kryesore që ndesh media.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Revolucioni dixhital dhe efekti i tij në rimodelimin e bizneseve dhe të ofertave në media ka rritur interesin për studimin e aspekteve ekonomike të medias. Ky botim i Ekonomisë së Medias fokusohet te ndikimi konkret i forcave ekonomike në operimin e industrisë së medias, duke u ndalur në disa nga konceptet ekonomike dhe problemet më kryesore që ndesh media.
| Koleksioni: Komunikim |
| Autori: Gillian Doyle |
| Nr. Faqesh: 232 faqe |
| ISBN: 978-9928-425-63-8 |
| Ҫmimi Kopertinës: 900 Lekë |
| Pesha: 0, 345 kg |
| Autori |
|---|
| 5 |
|
0 |
| 4 |
|
0 |
| 3 |
|
0 |
| 2 |
|
0 |
| 1 |
|
0 |
Libra të ngjashëm
Pesëmbëdhjetë vite hulumtim dhe studim, i mbështetur mbi të dhëna historike dhe krahasuese shumë më të gjera sesa punimet e mëparshme.Duke përshkruar tri shekuj dhe mbi njëzet vende, ripërtërin tërësisht kuptimin mbi dinamikën e kapitalizmit, duke e vendosur kontradiktën e tij themelore në raportin midis rritjes ekonomike dhe kthimit nga kapitali.
Një paraqitje besnike e disa prej aspekteve të filozofisë së autorit, të formuluara nga vetë ai, duke përshtatur për veprën e tij një pikëpamje të përgjithshme, duke pranuar thjeshtimin e argumentave të tij dhe duke mbetur gjithmonë besnik i stilit të shkrimeve të Lévinas-it. Dhjetë intervista të cilat ndjekin zhvillimin e mendimit të autorit që nga vitet e shkollimit deri në artikujt e tij të fundit. Këto intervista u regjistruan dhe u përhapën në radio nga stacioni France-Culture në shkurt-mars 1981.
🎄Përgjatë muajit të festave librin e përfitoni në ofertë.🎄
Të gjitha shoqëritë njerëzore kanë nevojë të justifikojnë pabarazitë e tyre: atyre u duhen gjetur arsyet, përndryshe e gjithë struktura politike dhe shoqërore rrezikon të shembet. Ideologjitë e të shkuarës, nëse i studiojmë nga afër, nuk janë gjithmonë më të çmendura se ato të sotmet. Vetëm duke treguar trajektoret e shumta dhe ndërthurjet e mundshme ne mund të vëmë në pikëpyetje vetë themelet e institucioneve tona dhe të parashikojmë kushtet për transformimin e tyre.
Duke u bazuar në të dhëna krahasuese të jashtëzakonshme për nga shtrirja dhe thellësia e tyre, ky libër ripërcakton në një perspektivë ekonomike, sociale, intelektuale dhe politike, historinë dhe të ardhmen e regjimeve të mbështetura në pabarazi, që nga shoqëritë e vjetra tri funksionale dhe skllavopronare, deri te shoqëritë moderne postkolonialiste dhe hiperkapitaliste, duke kaluar nga shoqëritë pronësore, kolonialiste, komuniste dhe socialdemokrate.
Drejtor i studimeve në Shkollën e Studimeve të Avancuara në Shkenca Sociale dhe Profesor në Shkollën Ekonomike të Parisit, Thomas Piketty është autori i Kapitali në shekullin XXI (2013), i përkthyer në 40 gjuhë dhe i shitur më shumë se 2.5 milionë kopje, vazhdim i të cilit është ky libër.
Në periudhën e sotme të krizës është e qartë se sistemi aktual i prodhimit dhe shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve nuk i arrin objektivat, të cilat duhet të përfshihen në ligjet që drejtojnë shoqëritë. Kështu thellohet hendeku midis fituesve, të cilët janë të pakët dhe masës humbëse që jeton në skamje. Pierre Calama, autori i librit, shtron një pyetje të cilës përmes analizave të parashtruara në tekst përpiqet t’i japë një përgjigje: Si do të mundet njerëzimi në kushtet e globalizmit të pajtojë nevojat ekonomike me faktin e pashmangshëm se burimet natyrore janë të kufizuara? Ai e trajton këtë çështje në frymën e një reflektimi të hapur, duke treguar se sot është e mundur që të sigurohet kontrolli kolektiv dhe demokratik i fatit të shoqërisë.
Komunikimi politik prej gati tridhjetë vitesh paraqitet si një objekt sudimi, i cili ngjall kuriozitet të nxitur më tepër nga pasioni për komunikimin sesa nga peripecitë e politikës. Prej shumë vitesh aktorët politikë kanë në dispozicion një tërësi teknikash (sondazhe, fokus grupe, rrjete sociale, etj) për të siguruar hapësirën mediatike në mënyrë që të jenë sa më shumë bindës. Kështu, komunikimi politik bashkon një tërësi teknikash dhe teorish të nevojshme për ushtrimin e pushtetit.
Libri është ndërtuar në formën e refleksioneve të lidhura me përshkrime të hollësishme të realiteve urbane të sotme në Shqipëri. Lexuesi do të gjejë analiza me sy kritik të urbanizimit në Tiranë, Krujë, Sarandë, Berat, Pogradec, etj. Të gjitha këto jo si qëllim në vetvete, por për të nxjerrë përfundime më të gjera që janë ballafaquar edhe me ide të autorëve të mëdhenj të fushës të filozofisë dhe të urbanistikës. Titulli ka domethënien e vet, sepse autori në libër mendon që modeli i qytetit te ndërtesat shumëkatëshe, te mbipopullimi urban, ky model qyteti ka rënë, ka degraduar dhe nuk ka më asnjë të ardhme.
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.![]()
Libri ‘’Mjeshtëria e Hulumtimit’’ vjen me një botim të katërt, tashmë të përditësuar dhe të ripërpunuar, drejt një qëllimi të përbashkët: plotësimin e nevojave të hulumtuesve, jo vetëm të studentëve universitarë apo pasuniversitarë, por edhe të personave të përfshirë në sipërmarrje apo qeverisje, të cilët kryejnë dhe raportojnë hulumtime rreth çdo teme, akademike, politike apo tregtare. Këto zhanre punimi ndihmojnë për të zhvilluar dhe përpunuar projektet tona, për të zhvilluar linja të reja mendimi si dhe për të mësuar rreth vetë fushës ku bëjnë pjesë këto zhanre.
Vetëcensura paraqet në mënyrë të detajuar atmosferën brenda redaksive të informacionit në median shqiptare. Reflektim i një punë kërkimore mëse pesë vjeçare, libri zbardh në mënyrë të detajuar mekanizmin që detyron gazetarët të vetëcensurohen përballë presioneve të brendshme dhe të jashtme.
Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
Bota ka njohur mjaft episode baticash dhe zbaticash, si ky i fillim shekullit të XXI i cili shënon nisjen e një sprapsjeje të globalizimit ekonomik, i cili në vende të ndryshme u njoh edhe me termin ‘’mondializim’’. Përballë krizës globale të kapitalizmit, shohim tashmë qeveritë ose ekonomistët e shquar të djegin atë që e kanë adhuruar, tregun, dhe të rehabilitojnë shtetin që dikur e përbaltnin.
Një pikë referimi për rrënjët e begatisë ekonomike dhe shtegun që nxjerr nga varfëria e skajshme njerëzit më të varfër
të botës. Duke kombinuar tregimin plot gjallëri dhe pasion me një analizë të thellë dhe të fortë, Jeffrey Sachs paraqet fillimisht te Fundi i varfërisë një hartë të qartë konceptuale të ekonomisë botërore. I përshëndetur nga TIMES si një nga 100 njerëzit më me ndikim të botës, Jeffrey Sachs është i njohur anembanë botës për punën e tij në shumë vende si këshilltar në kohë krizash.
Shoqëri, në biznese, në familje, mes miqsh. Gjuha e librit është e thjeshtë dhe e kuptueshme sado ai prek tematika të rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot. Komunikimi është edhe transport. Por, përse ne kemi braktisur anijet, trenat, dhe qytetet janë përmbytur nga veturat që e kanë shtyrë këmbësorin në qoshet e rrugëve me trotuare të ngushtë ose fare pa to ? Çfarë bëhet me brezat e rinj që komunikojnë në rrjetet sociale me kodet imazhesh dhe lexojnë shumë pak libra?
Dërgesë postare falas brenda vendit dhe sipas tarifave të Postës Shqiptare për porositë jashtë vendit.![]()

















Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.