E Drejta Civile, Kontratat, pjesa e posaçme
Lek 1,000
Ky libër ka si qëllim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia, depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet si dhe disa marrëveshje plotësuese sipas të drejtës civile apo sipas të drejtës tregtare. Pjesë e koleksionit LEX, së bashku me ‘’Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës’’ dhe ‘’Detyrimet’’, të gjitha këto shtjellime janë pjesë e një të tëre. Ky koleksion bën të mundur përqasjen dhe zbulimin e modeleve, të cilat në të drejtën civile tradicionale përbëjnë thelbin e lëndës së kontratave.
- Dërgesat & Kthimet
Dorëzimi
Ne dërgojmë porosi në të gjithë botën. Të gjitha porositë dërgohen me anë të postës Shqiptare. Transporti gjithmonë falas për porositë mbi 200 dollarë amerikanë. Gjatë periudhave të festave dhe promocioneve, koha e dorëzimit mund të jetë më e gjatë se normalja.Kthimet
Botimet Papirus do të pranojë shkëmbime dhe kthime brenda 30 ditëve nga data e blerjes , me kthimin e origjinalit e dhënien a arsyeve objektive të kthimit të porosisë. Kthimi juaj zakonisht do të përpunohet brenda një jave deri në një javë e gjysmë. Ne do t'ju dërgojmë një email për njoftimin e kthimit të porosisë. Ju lutemi, lini 1-3 ditë pune që rimbursimet të merren në formën origjinale të pagesës pasi të jetë përpunuar kthimi.Ndihmë
Dërgoni një email ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të kontaktit nëse keni ndonjë pyetje ose ju duhet ndihmë. Email: info@papirus.al Celular: (+355) 69 36 41 353 - Pyetje?
Ky libër ka si qëllim të paraqesë kontratat kryesore të parashikuara nga Kodi civil dhe tiparet e tyre thelbësore: shitja, shkëmbimi, qiradhënia/marrja, huadhënia, depozita, përfaqësimi, lojërat dhe bastet si dhe disa marrëveshje plotësuese sipas të drejtës civile apo sipas të drejtës tregtare. Pjesë e koleksionit LEX, së bashku me ‘’Sistemet e huaja më të mëdha të së drejtës’’ dhe ‘’Detyrimet’’, të gjitha këto shtjellime janë pjesë e një të tëre. Ky koleksion bën të mundur përqasjen dhe zbulimin e modeleve, të cilat në të drejtën civile tradicionale përbëjnë thelbin e lëndës së kontratave.
Koleksioni: Drejtësi & Evropa |
Autori: Georges Vermelle |
Nr. Faqesh: 208 faqe |
ISBN: 978-99943-976-9-3 |
Ҫmimi Kopertinës: 1000 Lekë |
Pesha: 0.343 kg |
Autori |
---|
5 |
|
0 |
4 |
|
0 |
3 |
|
0 |
2 |
|
0 |
1 |
|
0 |
Thank you!
Your review has been submittedLibra të ngjashëm
Botimi i tretë vjen i përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian. Ky libër sjell pasqyrimin e rezultateve të pesë viteve zbatim të reformës së thellë të kontrollit “të decentralizuar “ të praktikave antikonkurrencë . Është analizuar legjislacioni i ri i ndihmave shtetërore, zhvillimet e fundit në fushën e kontrollit të përqëndrimeve, si dhe jurisprudenca më e fundit, duke shtruar pyetje mbi rolin akoma dhe më efikas që do t’i duhet të luajë tashmë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, tregues i sfidave të ndryshme, i raporteve të forcave dhe skenarëve që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes; midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Ky libër paraqet të drejtën institucionale të Bashkimit Evropian siç ajo zbatohet që nga hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës. Ai trajton në mënyrë të plotë tërësinë e dispozitave mbi institucionet e Bashkimit, procesin e vendimmarrjes, rendin juridik dhe kontrollin politik e gjyqësor të Bashkimit.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian në 25 anëtarë i realizuar në vitin 2004 kërkoi një reformë institucionale. E parashikuar nga Traktati i Nisës, ajo u thellua nga projekti i Kushtetutës Evropiane. Fusha të tilla si politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ose hapësirat për liri, siguri dhe drejtësi po përfshihen gradualisht në politikat komunitare. Ky libër studion institucionet e Bashkimit Evropian, veprimtarinë e tyre të përditshme, analizon mekanizmat e administratës franceze që sigurojnë lidhjet me Brukselin dhe paraqet ndryshimet që do të ndodhin kur të jetë ratifikuar Traktati Kushtetues.
E Drejta Penale Evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe ndërkombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës. Kjo e drejtë ka si qëllim zhvillimin e bashkëpunimit midis Shteteve, si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Qëllimi kryesor i këtij fjalori termash juridikë evropianë është që t’i japë mundësi lexuesit të kuptojë lehtësisht konceptet dhe shprehjet e përdorura gjerësisht nga juristët, specilaistët dhe mediat lidhur me atë që është rënë dakord të quhet Evropa. Në këtë fjalor nuk trajtohet vetëm Bashkimi Evropian. Objekt i shumë termave janë organizata të tjera evropiane, të tilla si Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut, OSBE, etj…
Sfera e të drejtës sociale nuk i ka shpëtuar lëvizjes së mondializimit dhe rajonalizimit të së drejtës, e cila u shfaq në fillim të shekullit të XX-të, duke i përballur të drejtat kombëtare me influencën e normave ‘’ të huaja’’ që kishin origjinë dhe intensitete të ndryshme. Në këtë mënyrë u zhvilluan disa burime të së drejtës sociale. Libri ndahet në dy pjesë: E drejta sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e qarkullimit të lirë të personave dhe E Drejta Sociale Evropiane dhe Ndërkombëtare e ndërmarrjes.
Ribotimi i librit ‘’Evropa monetare’’(2006) i përgjigjet nevojës në rritje për informacion dhe dije mbi funksionimin e zonës euro, duke qenë më shumë se thjesht një hyrje në fenomenet monetare. Një libër i cili parashtron sfidën e dyfishtë me të cilën përballet Evropa monetare, realizimin me sukses të zgjerimit të saj brenda një kuadri ku politika monetare të mund të kryhet në koherencë me pjesën tjetër të politikës ekonomike.
Për të kuptuar të drejtat e huaja duhen njohur themelet e sistemeve të tyre kombëtare, domethënë historia dhe gjykatat e tyre, burimet e ndryshme të së drejtës si dhe strukturat e tyre politike. Vendet e studiuara janë kryesisht Gjermania dhe Anglia, të cilat së bashku me Francën ushtrojnë një influencë të madhe mbi të drejtat e mbarë botës.
E drejta ndërkombëre private si degë e së drejtës e sistemit juridik të një shteti konkret përfaqëson tërësinë e normave juridike me anën e të cilave rregullon marrëdhëniet juridike private ku paraqitet (është i pranishëm) elementi i huaj juridiko-privat.
Politikat e Bashkimit Evropian mbeten në pjesën më të madhe një çështje e specialistëve, të cilët i studiojnë dhe i trajtojnë ato veç nga njëra-tjetra. Libri paraqet politikat e ndryshme evropiane në formë të përmbledhur dhe didaktike njëherazi, duke i sjellë ato në gjendjen e tyre aktuale pa referencat e të kaluarës.
Përshtypjet
Nuk ka përshtypje për këtë libër.